Provimet me zgjedhje, ndryshon skema
• Ndryshon skema e vlerësimit për pro-vimet me zgjedhje.zirina llambroPyetjet e testit të cilit do t'i nënshtrohen maturantët nuk do të jenë më vetëm me alternativa. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka nxjerrë dje një udhëzim të ri. Eshtë parë e udhës për të marrë më të mirën nga nxënësi që pyetjet të jenë ndërthurje e atyre me zhvillim dhe alternativa. Diferenca mes tyre do të jetë thelbësore. Pyetjet me zhvillim do të kenë 3 herë më shumë pikë se ato me alternativa. Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, Edmond Lulja sqaron për gazetën skemën e re. Sipas tij testi nuk do të përmbajë 100 pyetje si vjet por vetëm 20 të tilla. "Për secilën lëndë me zgjedhje që do të japin maturantët testi do të ketë 20 pyetje. Prej tyre 10 do të jenë me alternativa dhe dhjetë me zhvillim. Për çdo përgjigje të saktë të këtyre të fundit maturanti do të marrë 3 pikë ndërsa vlerësimi për të njëjtën përgjigje tek pyetjet me alternativa do të jetë 1 pikë", tha Lulja. Ai shtoi se pikët maksimale që do të grumbullojë nxënësi për njërën nga lëndët me zgjedhje do te jenë 40. "Siç shihet, peshën më të madhe të testit do ta zënë pyetjet me zhvillim, ato me alternativa zënë vetëm 25% të vlerësimit. Kjo u arrit pas konsultimeve me Ministrinë e Arsimit. Me këtë formë vlerësimi do të kemi mundësi të shohim vërtet brumin e nxënësve" , theksoi kreu u AVA-s. Ndryshe nga një vit më parë kohëzgjatja e provimeve me zgjedhje këtë vit do të jetë 4 orë. "Eshtë menduar meqë janë futur pyetjet me zhvillim që në dispozicion të maturantëve të lihet më shumë kohë pra, 2 orë për secilën lëndë me zgjedhje", tha Lulja. Ai sqaroi gjithashtu se fondi i pyetjeve për hartimin e testit do të jetë 10 fish më i lartë se numri që ai do të përmbajë vërtet. Një grup specialistësh po punon për mbledhjen e këtij fondi, ndërsa në një fazë të dytë do të bëhet përzgjedhja e tyre e më pas hartimi final i testeve. Sa i përket provimeve me detyrim ato nuk do të pësojnë ndryshime. Edhe vitin e kaluar në teste ka pasur ndërthurje të pyetjeve me alternative dhe me zhvillim. Këto të fundit kanë pasur dyfishin e peshës në vlerësim. Kohëzgjatja e provimeve të detyruara do të jetë 2 orë e 30 minuta. Ndërkaq sipas udhëzimit të MASH të gjithë kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2008, ruajnë notat e provimeve të detyruara Matematikë dhe Gjuhë-Letërsi, por duhet të japin sërish provimet me zgjedhje. Kjo në rast se duan të nisin këtë vit shkollën e lartë. Provimet e maturës shtetërore nuk mund t'i japin ata nxënës të cilët nuk rezultojnë kalues në vitin e fundit të shkollës së mesme. Ndërsa për provimet me detyrim pritet të lihen data në vjeshtë, këta maturantë humbin automatikisht shansin për shkollën e lartë.20 pyetjedo të ketë këtë vit testi për njërën nga lëndët me zgjedhje. Vitin e kaluar maturantët iu përgjigjën 100 pyetjeve me alternativa për të dyja lëndët me zgjedhje. Këtë vit ato do të jenë të ndërthurura me pyetjet me zhvillim që zënë gjysmën e testit3 pikedo të ketë secila përgjigje e saktë për pyetjet me zhvillim. Ndërsa vlerësimi për çdo përgjigje të dhënë mirë në pyetjet me alternativa do të jetë 1 pikë. Skema e re i jep më shumë peshë llojit të parë të pyetjeve 40 pikeduhet të grumbullojë maturanti për secilën nga lëndët me zgjedhje për të marrë notën maksimale. Vendimi për futjen e pyetjeve me zhvillim në testim u mor pas konsultimit mes specialistëveKonsultimet në shkollaNë periudhën njëjavore 2-7 qershor të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me nxënësit për dy provimet e detyruara. "Për provimet me zgjedhje konsultimet e grupuara sipas lëndëve me nxënësit duhet të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara", thuhet në udhëzimin e MASH. Konsultimi do të jetë falas dhe me dëshirën e kandidatëve. Formulari A2Brenda datës 1 prill, do të publikohet formati i formularit A2. Këtë pohojnë specialistë të Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve. Me anë të këtij formulari kandidatët për në shkollat e larta do të zgjedhin degët ku duan të nisin universitetin. Afati i fundit i dorëzimit të formularit A2 të plotësuar është data 30 qershor