E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha lobing për Kosovën në Konferencën Islamike

• Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, do të bëjë lobing për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vendet anëtare të Konferencës Islamike. Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kreu i diplomacisë shqipater është nisur për në Senegal në krye të delegacionit tonë, ku do të zhvillohet mbledhja e radhës së Organizatës së Konferencës Islamike. "Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha do të kryesojë delegacionin shqiptar në Samitin e 11-të të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, që do të mbahet më 13-14 mars 2008, në Dakar - Senegal. Në këtë Samit, Ministri Lulzim Basha do të mbajë një fjalim, si dhe do të zhvillojë një numër takimesh dypalëshe me përfaqësuesit e lartë të vendeve të OKI-së, ku do të përqendrohet në diskutimin e situatës në rajon dhe veçanërisht, në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës", thuhet në njoftimin për shtyp.  Takimin e parë në Konferencën Islamike, Basha e ka zhvilluar me homologun filipinas, të cilit i ka kërkuar mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›