Krimet e Rënda: Avokatë part-time për anëtarët e Bandës së Durrësit
• TIRANE - Avokatë part-time për Bandën e Durrësit. Vendimi u shpall dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas dështimit të seancës së 21-të radhazi të kësaj bande.Shkak për moszhvillimin e procesit dje u bë një nga avokatët e caktuar kryesisht nga gjykata për të mbrojtur një të pandehur. Avokati kishte njoftuar gjykatën se paraditen e djeshme ndodhej në Gjykatën e Apelit ku do përfaqësonte një tjetër klient të tijin në një proces civil. Pas kësaj gjykata vendosi të shtynte seancën gjyqësore duke u shprehur se do i kërkonte Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Ministrisë së Drejtësisë marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit. Ndërkohë në një tjetër vendim të ndërmjetëm gjykata u shpreh se, do i kërkonte Dhomës së Avokatisë së Tiranës, vënien në dispozicion të një numri avokatësh, të cilët do të njiheshin me dosjen në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, të cilët do të zëvendësonin avokatët sa herë që këta do mungonin. Ndërkohë mbrojt-ësit e të pandehurve të pranueshëm, i kërkuan gjykatës mospezullimin e afateve të paraburgimit për ta me argumentet se këta kishin qenë çdo seancë dhe se nuk kishte arsye pse të ndëshkoheshin kolektivisht. Mbrojtësit e të pandehurit Indrit Dokle i kërkuan gjykatës përpilimin e një tabele me emrat e avokatëve dhe të pandehurve që kanë sjellë më shumë pengesa për zhvillimin e procedurave normale të gjyqit. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, e cila tha se, do u vinte avokatëve në dispozicion procesverbalet e seancave nëse ata dëshironin. Pas kësaj seanca tjetër e procesit u shty për dy javë më pas, pasi të enjten tjetër një prej avokatëve pohoi se nuk do merrte pjesë për shkak të angazhimeve të tjera. fa.maProcesiQë nga qershori i vitit të kaluar, për 9 muaj me radhë kanë dështuar te Krimet e Rënda 21 seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.