E Diel, 1 Nëntor 2026

BE i kerkon Shqiperise te forcoje sistemin bankar

Zyrtare te Bashkimit Europian i kujtuan sot Shqiperise se krahas temave me natyre politike duhet te permbushe kritere ekonomike qe lidhen me sherbimet bankare. Kryetari i delagacionit te Bashkimit Europian ne Tirane ambasadori Etore Sequi tha sot se pa qendrueshmeri financiare Shqiperia e ka te veshtire rrugen e integrimit europian. Ai i beri keto komente ne nje konference nderkombetare te organizuar nga Banka Qendrore mbi kulturen bankare te popullates.

Shqiperia - tha ambasadori Sequi - ka aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Europian. Permiresimi i standarteve ne sherbimet bankare eshte nje nga kerkesat e ketij anetaresimi. Objektivat kryesore jane te sigurohet qendrueshmeri financiare ne shkalle kombetare te degjohet zeri i investitoreve ne sektorin financiar te plotesohen nevojat e konsumatoreve te thjeshte sipas kritereve bashkeohore.

Ambasadori Sequi tha se ne opinionin e vitit 2010 te BE-se mbi aplikimin e shqiperise per anetaresim legjislacioni shqiptar ne fushen bankare u vleresua se eshte pjeserisht ne harmoni me standartet europiane ndonese krijon nje baze te forte per te ardhmen. Sipas tij forcimi i kontrollit mbi crregullimet fiskale dhe mikroekonomike mbetet detyre thelbesore per Shqiperine. Ai shtoi se zbatimi i rregullave fiskale reduktimi i borxhit publik dhe kryerja e reformave strukturore jane shtyllat themelore per zhvillimin ekonomik te qendrueshem qe do te nxitin rritjen dhe do te shtojne mireqenien e brendshme. Po ashtu duhet te rritet kontrolli edhe mbi sektorin financiar jobankar.

Nevojitet nje mbikeqyrje me e forte mbi tregjet per te ndjekur rregulla te barabarta per te gjithe dhe per ti fuqizuar dhe rritur ato qe te perballojne sfidat e ardhshme -  tha ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi.

Ndersa ministri i financave Ridvan Bode u beri thirrje bankiereve te pranishem qe te flasin hapur me klientet sepse gjendja e sistemit bankar nuk eshte as sekret dhe as tabu. Ai tha se transparenca eshte mjeti me i mire per te tejkaluar krizat dhe problemet si te bankave ashtu edhe te ekonomise ne teresi. Zoti Bode foli me shqetesim per disa manipulime me dashje mbi tregjet financiare. Ai tha se edhe keto keqinformime mund te zhduken me sa me shume informacion te vertete.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani tha ne konference se reagimet e popullates ndaj bankave jane spontane dhe shume njerez nxjerrin mesime vetem pasi humbasin ne biznese. Ketu luajne rol edhe mendesi te vjetra edhe paaftesia per te kuptuar informacionin e gjere ekonomik dhe financiar qe publikohet.

Shqiperia ka nje sistem bankar relativisht te zhvilluar megjithate bankat ende nuk guxojne te kreditojne ne sektorin bujqesor ku jeton gjysma e popullates. Ne qytete normat e interesit bankar jane te larta dhe shume qytetare hyjne ne bashkepunim me to pa nje informacion te plote dhe bindes. Te dhenat e fundit thone se kredite e keqija jane rritur krahas rritjes se kreditimit.

Megjithate te gjitha palet kane kerkuar qe bankat te investojne dhe te mbeshtesin me fort investimet ne ekonomi sepse kane rezerva te konsiderueshme ne te holla por ngurrojne te veprojne per shkak te sigurive dhe te krizes. Bashkimi Europian ka financuar nje milione euro nje projekt per shtimin e informacionit bankar ne Shqiperi pjese e investimeve qe qytetaret te kene me shume kulture ekonomike dhe te mos bien viktima te deshtimeve ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›