Ngjarjet në Superkupë, FSHF pezullon 8 ndeshje Refik Halilin
TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë vendimet për ndeshjen e Superkupës mes Skënderbeut dhe Tiranës, e zhvilluar tre javë më parë në Korçë.
Të dyja klubet, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende të forta dhe djegëse në fushë, janë gjobitur me nga 1.5 milionë secila, ndërkohë që për këto veprime nuk është aplikuar pika që parashikon pezullimin e fushës dhe përjashtimet e tjera.
Por, çudia më e madhe në vendimin e Disiplinorit, ka qenë dënimi me tetë ndeshje pezullim dhe 500 mijë lekë të reja gjobë i presidentit të Tiranës Refik Halili. Sipas këtij organi, kreu i klubit bardheblu ka treguar një sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të Federatës, së bashku me avokatin Riza Icka, që është pjesë e kryesisë së Tiranës.
Një masë e tillë është marrë për shkak se drejtuesit bardheblu nuk pranuan të nisnin ndeshje në rast se nuk do të futeshin në stadium tifozët. Ashtu si Halili, edhe avokati Riza Icka është gjobitur me 500 mijë lekë. Ndeshja mes Skënderbeut e Tiranës u shty një orë dhe dhuroi akte të shumta dhune, për shkak se tifozët e kryeqytetit nuk kishin vend në stadium.
Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar edhe ndeshjet e javës së parë të Superligës, duke gjobitur klubin Skënderbeu me 300 mijë lekë për sjelljen e keqe të tifozëve në ndeshjen me Tomorrin. Me dy ndeshje është pezulluar edhe kapiteni i skuadrës korçare Bledi Shkëmbi.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)