E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci pohon të ketë takuar Tadic mbi dy herë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka pohuar se ka takuar presidentin e Serbisë Boris Tadic, ashtu sic edhe është pohuar në publikimet më të fundit të WikiLeaks.

Në një intervistë për të përditshmen ‘Kosova Sot’, kreu i ekzekutivit kosovar ka sqaruar e nuk kanë qenë vetëm dy takime mes tij dhe Tadic, por ka pasur më shumë.

“Nuk ka çka të fshihet, nuk jemi të vetmit që jemi takuar me presidentin Tadiq në Vjenë, Nju-Jork dhe Bruksel. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tërë delegacioni kosovar. Natyrisht WikiLeaks i ka kushtuar vëmendje ndoshta më shumë ndonjë dorështrëngimi. Por duhet të jenë të shqetësuar ata të cilët nuk i ka prekur Wikileaks dhe jo ata që i ka prekur”,- është shprehur, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

WikiLeaks ka publikuar materile të cilat theksojnë se kreu i shtetit serb dhe kryeministrit kosovar janë takuar dy herë.

Kabllogrami është një dokument i dërguar nga misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008.

Në takimin e parë zbulohet Tadiç dhe Thaçi kanë diskutuar për gjetjen e një kompromisi mbi Kosovën, dhe që Presidenti serb i kishte ofruar atij kosovar një model ‘autonomie substanciale

Në takimin e dytë zbulohet se si Tadic refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›