E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, vendstrehimi i ‘Luftës së Ftohtë’, tashmë muze

GJIROKASTËR- Një prej tuneleve luftarake të ndërtuara në qytetin e Gjirokastrës për strehimin e ish-udhëheqjes komuniste gjatë ‘Luftes se Ftohtë’, shumë shpejt do të kthehet në një muze ku do të pasqyohet koha dhe historia e viteve të regjimit komunist në qytetin e gurtë.

Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Zyrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës dhe synon të nxjerrë në pah të gjithë periudhën e kaluar, duke u kthyer në një qendër të rendesishme vizite jo vetem per kureshtaret, por sidomos për turistët e huaj.

Tuneli i nëndheshëm, i cili kalon në zonën muzeale dhe ndalet në skenën e kalasë shekullore, do të risjellë për vizitorët të gjithë mënyrën dhe qëllimin përse është ndërtuar, mënyrën e teknikës, si ka funksionuar, përse ka shërbyer dhe si është ruajtur ai gjatë viteve.

Tuneli përbehet nga gati 100 dhoma dhe mjedise të tjera të brendshme që përshkon nën dhe gjithë qafën historike të pazarit nga sheshi Cerciz Topulli deri tek Këshilli i Qarkut. Në zemër të zonës historike dhe nën rrugët e kalldremta tuneli ka katër dalje, një prej të cilave nën kala, tjetra në Bashtenë e Teqesë, ndërsa njëra prej tyre në Këshillin e Qarku.

Me tre degëzime të ndryshme ai përshkuan më shumë se 800 metra për cdo degëzim të gjitha dhomat që janë ndërtuar në të dy anët, që janë të përmasave 4 m 4 metra apo edhe 4 me 6 metra. Vec dhomave në dyert e të cilave janë shënuar emrat e ish-krerve komuniste që do të strehoeshin në secilen prej tyre, ka edhe dhoma të tjera për ajrosje, tualete, dushe etj, të cilat i japin këtij vendstrehimi pamjen e një qyteti nentokesor.

Vendstrehimi është ndërtur në vitet ‘70 dhe kishte si qëllim strehimin e drejtueseve të lartë komuniste në rast të ndonjë agresioni. Pikërisht për këtë arsye ai është ndërtuar në afërsi te ish- komitetit te partise se punes, sot Bashkia dhe Prefektura .
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›