E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, mungon uji, protestë në shkollën Urani Rumbo

GJIROKASTËR- Pezullohet në shenjë proteste një orë mësimi në shkollën 9-vjecare “Urani Rumbo” në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Shkak për këtë protestë është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare, që sipas drejtuesve të shkollës rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijëve. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, në të kundër paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Mungesa e ujit si dhe kushtet e papërshtatshme higjieno-sanitare kanë bërë që ditën e mërkurë, personeli Pedagogjik i shkollës 9-vjeçare "Urani Rumbo" në Gjirokastër të pezulloje mësimin për një orë. Sipas drejtorit te kësaj shkolle, kjo situatë ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor, por perben rrezik edhe për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

“Në shkollën Urani Rumbo mungon uji i pijshëm, mungon rrjeti ujor. Ambientet shkollore lënë shumë për të dëshiruar si dhe palestra e shkollës është në gjendje minimalisht jo funksionale. Mikrobet hedhin valle në gjithë shkollën, duhet ujë në shkollë. Familjet e nxënësve do na fajësojnë me të drejtë për gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre. Masa që është marë është mbyllja provizore deri në 16/09”, tha Teodor Xhai, drejtor i shkollës “Urani Rambo”.

Mësuesit kërkuan që në një kohë sa më të shkurtër të merren masat e duhura, në të kundërtën, protesta një orëshe do të përshkallëzohet në ditët e ardhshme. Shkolla 9 vjecare “Urani Rumbo” frekuentohet nga 480 nxënës e rreth 35 mësues.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›