E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kamionçina përplas makinën, 1 vdes 4 plagosen

DURRËS- Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksdenti tragjik, i cili ndodhi sot rreth orës 19:00 në aksin rrugor Hamallaj-Durrës.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë përplasja e një kamioncinë tip Iveco me targa të huaja me një mjet tip Benz me targa të Durrësit 7381 E.

Si pasojë 75-vjecari Bajram Anelli ka mbetur i dekur në vend. Policia bën me dije se trupi i viktimës u gjet në asfalt, ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse ai ishte kalimtar apo pasagjer në njërin nga mjetet të cilat u aksidentuan.

Ndërkohë 4 të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se të plagosurit, të cilët udhëtonin në mjetin tip Benz, ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe mjekët po japin gjithë ndihmën e duhur për ti shpëtuar.

Burimet policore të cilat mbërritën në vendngjarje bëjnë me dije se drejtuesi i kamioncinës është larguar në drejtim të paditur, duke lënë në vendin e krimin mjetin e tij me targ të huaja.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›