BE-ja detyron Berishën dhe Ramën të ulen në tryezë
Komisioneri për Zgjerimin, Fyle, i fton krerët e dy partive në Strasburg. Krerët e dy partive shoqërohen nga ekspertët Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri
Albert Gjoka
Presioni disamujor i ndërkombëtarëve i detyron drejtuesit e dy partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë bisedimesh që zhvillohet sot në Strasburg. Ditën e sotme do të udhëtojnë drejt Strasburgut kryetari i maxhorancës dhe kryesocialisti Edi Rama, me ftesë të krerëve të grupeve të Parlamentit Europian, me moderator komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle. Vetë komisioneri Fyle ka telefonuar pasditen e së mërkurës krerët e dy partive kryesore, ku u ka parashtruar kërkesën që negociatat të bëhen në Strasburg. Kryetari i PS-së ka ndërprerë për rreth 35 minuta mitingun që po zhvillonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka biseduar me shefin për Zgjerimin për propozimin që ka mbërritur nga Brukseli. “Nesër (sot – shën. red.), përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe së djathtës europiane, me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, presin në tryezë të dyja palët”, - tha gjatë fjalimit Edi Rama, ku i ftoi edhe grevistët që të mbështetin zgjidhjen paraprake që ka bërë lidershipi i Partisë Socialiste. Ditën e sotme, krerët e palëve do të udhëtojnë drejt Strasburgut, nën shoqërinë e ekspertëve të Kodit Zgjedhor, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Damian Gjiknuri i PS-së.
Zgjidhja?
Atëherë kur dukej se situata nuk po merrte zgjidhje pas tërheqjes së OSBE-së në lidhje me ekzistencën e një skeme kompromisi, ka mbërritur lajmi i mirë për uljen e palëve sërish në tavolinë, por kësaj radhe bisedimet nuk do të zhvillohen në Tiranën e tensionuar apo në zyrën e presidentit Topi, por në Bruksel. Një shenjë e tillë u dha nga europarlamentari Johanes Svoboda, i cili, gjatë një interviste dhënë për BBC-në, tha: “Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Europës, duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje”.
Dita e djeshme shënoi pikërisht fundin kontestimeve, protestave dhe grevës 19-ditore dhe u hapi rrugën negociatave mes palëve, me mediatorë europianë dhe në një vend jashtë Shqipërisë.
Takimi
Kryesocialisti Rama, gjatë fjalimit të tij në mitingun e së mërkurës pasdite, tha se “të majtët dhe të djathtët europianë kanë rënë në një mendje, që kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më dhe kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar drejtpërdrejt dhe për të bashkëpunuar me të dyja palët për një zgjidhje kompromisi që i hap rrugën transparencës”. Më tej ai vijoi: “Nesër (të enjten, - shën. red.) përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të së djathtës europiane, me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, presin në tryezë të dyja palët”. Përgjigjja ime në emrin e të gjithëve ju, në emrin e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugës së gjatë dhe të mundimshme të kësaj proteste, muaj e muaj më parë, si dhe në emër të atyre që këtë protestë e ngritën në piedestal me sakrificën e tyre, është që t’u themi të ndani të njëjtin mendim me ne”, - u shpreh kryesocialisti Rama. Ai shtoi se “ky nuk është fundi i betejës tonë, por ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pa asnjë dyshim, i vlefshëm, si një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë që zgjidhja të gjendet dhe transparenca të bëhet”.
Sqarimi
Rreth orës 20:30 të mbrëmjes, burimet zyrtare të qeverisë zbardhën atë që deklaroi kryeministri Berisha në Durrës dhe Rama në miting, duke bërë të ditur se bëhej fjalë për një darkë që kanë organizuar të djathtët në Parlamentin Europian. “Me ftesë të zotit Xhozef Doul, kryetar i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian dhe me ftesë të zotit Martin Shultz, kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Europian, kryeministri Berisha niset për në Strasburg për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha dhe për kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama”, - thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave. Sipas tij, “gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri”.
Tashmë, kërkesat e opozitës dhe të maxhorancës do të jenë në tryezën e institucioneve të Bashkimit Europian, ku moderator i takimit pritet të jetë komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle. Berisha dhe Rama shkojnë në Strasburg, ku të paktën nuk është njoftuar nëse ka ndonjë draft apo skemë për t’u diskutuar në tavolinë. Si në rastet e tjera gjatë viteve të tranzicionit, edhe kësaj radhe fundi i pritshëm i krizës nuk vjen nga vetë krerët e partive politike shqiptare.
Komisioneri Fyle anulon axhendën për krizën shqiptare
BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, anuloi dje axhendën e tij për shkak të krizës shqiptare. Pasi palët kanë pranuar që të ulen në Strasburg me moderator zotin Fyle dhe me ndërmjetësues dy grupet politike të Parlamentit Europian, komisioneri ka ndryshuar planin për të udhëtuar drejt Algjerisë dhe gjatë ditës së sotme ai do të jetë i pranishëm në takimin që do të bëhet për zgjidhjen e krizës së stërzgjatur të politikës shqiptare.
Sapo erdhi në detyrën e tij, Fyle i ka kushtuar rëndësi të veçantë situatës në Shqipëri. Madje, ai ka bërë edhe një vizitë zyrtare në Tiranë më 19 prill, ku ka kërkuar prej aktorëve kryesorë që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet duke respektuar Kushtetutën dhe transparencën. Ai e ka përsëritur këtë mesazh disa herë, përfshirë edhe para një jave, duke paralajmëruar se bllokimi i politikës dhe i institucioneve rrezikon proceset integruese të vendit.
Ndërkombëtarët, një histori përpjekjesh
Megjithëse socialistët i kundërshtuan rezultatet që në javët e para pas zgjedhjeve deri në muajin nëntor bënë përpjekje sporadike mes PD-së dhe PS-së që të arrihet kompromisi për pranimin e rezultateve dhe hyrjen e opozitës në Kuvend. Mesi i nëntorit shënoi bisedimet e para, ku u përfshi edhe presidenti Topi për të vijuar gjatë gjithë kohës, deri ditën e djeshme. Në fund të janarit, Këshilli i Europës miratoi një rezolutë, ku ligjëroi krizën politike. Përmes një deklarate, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës “mandatoi” presidentin Topi për të thirrur tryezën. Gjatë mesit të muajit shkurt në Tiranë mbërriti edhe Komiteti Presidencial i KiE-së, por me gjithë ndërmjetësimin e palëve në zyrën e presidentit Topi, ata nuk arritën që të finalizonin bisedimet me sukses. Së fundi u investua edhe OSBE-ja përmes ambasadorit Bosh. Të premten e kaluar ai njoftoi ekzistencën e skeme kompromisi, gjë që u mohua nga kreu i maxhorancës një ditë më vonë. Berisha e përgënjeshtroi ekzistencën e një drafti apo pakti në tavolinën e tij.
20 Maj 2010