E Diel, 1 Nëntor 2026

“BE-ja të mësojë nga Turqia”



“Prej disa vitesh Turqia ka qenë e detyruar të dëgjojë ligjëratat e Brukselit se duhet të mësojë shumë, para se të bëhet anëtare e BE-së dhe se vendi ende nuk është i pjekur, për t’u bërë anëtar i familjes evropiane”. Ekonomisti turk, Nouriel Roubini, ka menduar t’ua kthejë tani “favorin e ligjërimit” evropianëve me një artikull të botuar në gazetën “Hurrijet”. “Tani që turqit kanë hedhur shikimin nga Greqia, Portugalia dhe Spanja, nga shembja e euros, nuk po mund të fshehin buzëqeshjen. Ka gjasa që Turqia të ketë mangësi, por jo aq mangësi sa ka Greqia, si shtet anëtar i BE-së. A nuk do të ishte më mirë që BE-ja të mësojë nga Turqia, e jo anasjellas?”, shkruan Roubini, citon “Express”. Sipas tij, “kriza aktuale nuk do të kishte shpërthyer, po të kishte mësuar Evropa nga shembulli i Turqisë, e cila në vitin 2001, kur ndodhi shembja e sektorit bankar, arriti të tejkalojë me shpejtësi këtë krizë, falë reformave radikale”. Ai ka shtuar se “Duke pasur parasysh krizën aktuale, disa turq janë tejet të lehtësuar për faktin se Brukseli ia ka vështirësuar aq shumë anëtarësimin vendit në BE. Ndoshta vërtetë Turqia nuk e ka vendin në BE. Ajo në vitin 2010 pret një shkallë të shtimit prej 6 për qind. BE-ja është shumë larg nga kjo shifër”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›