E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet hiri vullkanik, bllokohen qindra fluturime



Një valë e re hiri vullkanik nga aktiviteti i vullkanit ende të pashuar në Islandë, Eyjafjallajokull, ka nxitur autoritetet evropiane të bllokojnë qindra fluturime. Reja e hirit vullkanik ka lëvizur nga jugu i Evropës dhe ka prekur deri tani hapësirën ajrore të Spanjës dhe Portugalisë. Por sot pritet të spostohet në hapësirën ajrore italiane. 15 aeroporte janë mbyllur në Spanjë. Hiri po ndikon edhe në fluturimet transatlantike. Tri ditë më parë ishte Irlanda që u detyrua të mbyllë aeroportet e saj, pasi reja e hirit ishte aq e dendur sa mund të cenonte sigurinë e fluturimeve. Sipas ekspertëve të Zyrës Meteorologjike të Britanisë, vullkani po çliron hi në lartësi prej 9,100 metrash. Hiri vullkanik që do të afrohet nga Spanja do të intensifikohet në gadishull gjatë ditëve të ardhshme, sipas qendrës së kontrollit evropian për sigurinë e udhëtimit. Me rifillimin e aktivitetit vullkanik në Evropë janë anuluar deri tani 5.000 fluturime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›