E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon reforma në Bosnje-Hercegovinë

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një nismë të re për negociata mes palestinezëve dhe izraelitëve. Përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE, Catherine Ashton bëri të ditur gjatë takimit në Cordoba se më 14 mars do të udhëtojë në Lindjen e Afërme për vizitë shtatëditore. Do të jetë ky misioni i parë i rëndësishëm i Ashtonit. Qarqet diplomatike bëjnë

 të ditur se ministrat e 27 vendeve anëtare të BE, kanë mbështetur planet e Ashtonit për krijimin e shërbimit diplomatik evropian. Në Cordoba u vendos gjithashtu që të shtohet presioni ndaj grupeve etnike në Bosnje-Hercegovinë, me qëllim përfundimin e reformës kushtetuese. Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE kanë rënë dakord që në prill të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve. Ndërsa në qershor do të zhvillohet në Sarajevë samiti i BE me përfaqësuesit e vendeve të Evropës Juglindore. Deri tani nuk është e qartë nëse në këtë samit do të ftohet edhe Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›