E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, krononologjia deri tek liberalizimi

Hapat

Qëllimi i propozimit është të thjeshtojë udhëtimin në vendet e Bashkimit Europian që kanë një politikë të përbashkët vizash dhe në vendet e asociuara me zonën Shengen, për qytetarët ë Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, duke e hequr detyrimin e aplikimit për vizë afat-shkurtër (deri në 90 ditë) për qytetarët e pajisur me pasaporta biometrike. Propozimi i Komisionit Europian është rezultat i një punë intensive për më shumë se dy vjet në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave, i cili filloi me këto dy vende gjatë gjysmës së parë të vitit 2008.

Historiku Në kontektin e Ballkanit Perëndimor, objektivi politik për udhëtim pa viza u vendos në Këshillin Europian në Selanik në vitin 2003. Si një hap i parë drejt udhëtimit pa viza, Komuniteti i atëhershëm Europian bëri marrëveshje lehtësimi për vizat dhe marrëveshje ripranimi me Bosnje-Hercegovinën, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë. Marrëveshjet hynë në fuqi në janar 2008 (Marrëveshja e Ripranimit me Shqipërinë hyri në fuqi që në maj 2006).

Në përputhje me përfundimet e Këshillit në dhjetor 2007, dialogu për liberalizimin e vizave u hap me të pesta vendet gjatë muajve në vijim. Dialogu u bazua mbi përmbushjen e kërkesave të listuara në udhërrëfyes të detajuar. Zbatimi i vlerësua rregullit dhe imtësisht nga Komisioni Europian me ndihmën e misioneve eksperte të Vendeve Anëtare. Progresi lejoi heqjen e detyrimit të vizave për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në dhjetor 2009. Cilat vende preken nga propozimi?

Të gjitha vendet e BE-së që bëjnë pjesë në politikën e vizave të BE-së: të gjitha vendet përveç Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

Vendet e asociuara me zonën Shengen: Zvicra, Norvegjia, dhe Islanda.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›