E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, liderët e vendeve anëtare, takim për krizën në Greqi



Lidërat e Bashkimit Europian janë takuar dje në Bruksel, ku temë kryesore e diskutimit ishte kriza ekonomike greke. Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët kësaj radhe nuk bëhej fjalë për diskutimin e masave konkrete, por për një marrëveshje në rast emergjence dhe për të përcaktuar një procedurë të rregullt, për ndihmën ndaj një vendi, pa u tronditur stabiliteti i unionit monetar. Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur për ndihma ndërkombëtare për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi shtetëror. Athina mund të mbështetet në një kombinim të ndihmave bilaterale të partnerëve të Bashkimit Europian dhe të ndihmave të FMN-së, tha Merkel në një deklaratë qeveritare në Berlin. Por ky është vetëm mjeti i fundit, kur një vend i zonës së Euros nuk merr më kapital në tregje. Në të njëjtën kohë ajo e cilësoi stabilitetin e euros si synimin më të rëndësishëm të politikës gjermane. Para fillimit të samitit, presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Boroso u ka kërkuar vendeve të eurozonës të ndihmojnë Greqinë në këtë takim dy ditor. Ai tha se përgjigja e liderëve do të tregonte angazhimin e tyre për stabilitetin financiar. Por Gjermania, e cila është ekonomia më e madhe e eurozonës i ka rezistuar thirrjes, që i bëhet 16 vendeve që përdorin euron për të ndihmuar Greqinë, dhe po ushtron presion për të përfshirë Fondin Ndërkombëtar Monetar. Komisioneri europian për çështjet ekonomike dhe financiare Oli Rehn thotë se është i vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje europiane për problemin.

26 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›