BE, masa të reja për ndalimin e emigracionit
Bashkimi Europian do të rrisë masat për ndalimin e emigracionit të paligjshëm. Këshilli i BE-së, në takimin e fundit të mbajtur në Luksemburg, miratoi një dokument për dhënien e konkluzioneve për zbatimin e një Pakti Europian për Imigracionin dhe Azilin. Në këto konkluzione bëhet e ditur se do të rriten masat në fortë, të tilla që deri në vitin 2020, në BE të hyjnë emigrantë vetëm në formë të ligjshme. Aktualisht ka nisur zbatimi i teknologjisë së lartë për lidhjen e kufijve mes të 27 vendeve anëtareve, si dhe për 2 vitet e ardhshme do të implementohet strategjia e re për azilantët. Sipas këtyre rekomandimeve, azilantët mund të sistemohen edhe në vendet e treta. "Këshilli ka miratuar konkluzionet e rëndësishme operative në shkurt 2010, për 29 masat për të përforcuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm kundër emigracionit të paligjshëm", thuhet në këto rekomandime. Më tej thuhet se do të forcohen kapacitetet në kufi, duke propozuar masa të reja ligjore në Këshill dhe në Parlamentin Europian. Në këtë formë do të ketë menaxhim dhe bashkëpunim më të mirë me vendet e treta, duke përfshirë Shqipërinë, për të intensifikuar aplikimin e teknologjive më moderne për kontrollin e kufijve.