Pandev: është kënaqësi të luash tek Inter
Sulmuesi maqedonas Goran Pandev është shprehur i kënaqur me debutimin e tij me fanellën e Interit duke thënë se është kënaqësi të luash në një skuadër të tillë.
"Jam i lumtur me këtë debutim. Jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Luajtëm mirë dhe fituam në një terren të vështirë. Dëshiroj t'i falënderoj të gjithë, nga trajneri deri te bashkëlojtarët". "Jam i lumtur që u ktheva në fushë, pas më shumë se pesë muajsh pushim".
"Bashkëlojtarët e mi të rinj janë kampionë të vërtetë, ata më ndihmuan shumë. Interi është skuadra më e fortë në Itali. është kënaqësi të luash në një ekip të tillë", ka thënë Pandev.