E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE mbështet KFOR Prishtina e Beogradi të qetësojnë situatën

BRUKSEL-Bashkimi Evropian kërkon zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Prishtinës, KFOR-it dhe Beogradit, ndërsa shpreh mbështetje ndaj misionit të NATO-s.

Qëndrimi është bërë publik nga zëdhënësi i baroneshës Ashton, Michael Mann i cili i bëri thirrje Kosovës e Serbise ti kthehen bisedimeve. Mann nënvizoi se është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë gjithçka që të qetësohet situata e tensionuar dhe të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Ndërkohë kryeministrja kroate, Kosor, Shefi i Diplomacisë Gjermane, Ëesterëelle dhe homologu i tij turk, Davutoğlu, do të vizitojnë Prishtinën në ditët në vijim, ku duket se tensioni në veri do të jetë në qendër të bisedimeve.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›