E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ndalon remitencat e shqiptarëve

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 19:50

Administratori i përgjithshëm i “Alb Konfindustrisë”, Gjergj Buxhuku ka shprehur sot shqetësim lidhur me njoftimet e fundit për përpjekjet e vendimmarrjes politike të Greqisë për ndalimin e dërgimit të të ardhurave dhe kapitaleve të emigrantëve shqiptarë në atdhe.

Sipas tij, “këto përpjekje janë në kundërshtim të plotë me parimet kryesore të demokracisë, globalizimit të tregjeve dhe gjithë marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“Në të njëjtën kohë, e vërteta e plotë e shkëmbimeve të kapitaleve financiare dhe të ardhurave personale ndërmjet të dy vendeve flasin në humbje të qartë të Shqipërisë në favor të Greqisë”, shton Buxhuku.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›