E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Të nisë bashkimi ekonomik Shqipëri-Kosovë

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 20:49

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u ka bërë thirrje të hënën qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për nisjen e bashkimit ekonomik mes dy vendeve.

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido ka thënë se është e domosdoshme që dy tregjet të integrohen, duke fuqizuar ekonominë në të dyja vendet dhe duke arritur një kohezion të domosdoshëm kombëtar.

Sipas tij, marrëveshja e Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it për veriun përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Bido ka thënë se PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan.

“Veriu i Kosovës nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës, por i takon mbarë kombit shqiptar. Çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar”, është shprehur Bido.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›