E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë - Shefi i diplomacisë gjermane të enjten në Prishtinë

BERLIN- Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, do të shkojë të enjten në Kosovë pasi i ka bërë thirrje këtij vendi dhe Serbisë për qetësi, njoftoi Dirk Augustin, një prej zëdhënësve të tij. 

Westerwelle do të jetë ministri i parë evropian që shkon në Kosovë që prej shfaqjes më 25 korrik të tensioneve të forta mes Prishtinës dhe Beogradit në kufirin e përbashkët. 

Zëdhënësi Augustini shtoi se ministri gjerman do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun Enver Hoxhaj dhe me gjeneralin
Erhard Bühler, kommandant i trupave të forcës së NATO-s, Kfor. 
Përpara kësaj vizite, Westerwelle do të shkojë në Kroaci dhe në Mal të Zi. 

Berlini dhe Londra u kanë bërë thirrje sot Serbisë dhe Kosovës për qetësi duke theksuar se këto dy vende pakësojnë shanset për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse tensionet në kufi vazhdojnë. 

Në një dokument të përbashkët të publikuar në të përditshmen gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Westerwelle dhe homologu i tij britanik, William Hague, këmbëngulën që të dy vendet ta kapërcejnë këtë krizë të re politike.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›