ECB intervenon në tregun e obligacioneve
Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka intervenuar të hënën në tregun e obligacioneve, duke përmbushur premtimin se me këtë do të mbështesë Spanjën dhe Italinë për të parandaluar thyerjen financiare të eurozonës.
Fitimi i obligacioneve spanjolle dhe italiane kanë rënë sot, pasi që tregtarët raportuan se ECB zgjeron programin e blerjes së obligacioneve italiane dhe spanjolle në kuadër të përpjekjeve më të reja për të thyer krizën e borxheve në Evropë.
Në këtë mënyrë fitimi në obligacionet dhjetëvjeçare të Italisë gjatë paradites ka rënë për 0,58 për qind të pikëve në 5,58 për qind, derisa ato spanjolle janë zvogëluar për 0,68 për qind, duke rrëshqitur po ashtu në 5,58 për qind.
Tregtarët presin që Banka Qendrore Evropiane gjatë ditës të blejë dëftesa të borxhit për më shumë se një miliard euro.