BE, ndihme per Shqiperine
Fatjona Mejdini
Bashkimi Evropian shprehu dje gatishmerine e tij per te ndihmuar financiarisht Shqiperine ne gjitha reformat qe duhet te kryeje per liberalizmin e vizave dhe integrimin e saj. Keshtu perfaqesuesit e Trojkes te Bashkimit Evropian ne takimin e radhes i premtuan ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, mbeshtetje financiare kryesisht per reformat qe qeveria duhet te kryeje per liberalizmin e vizave, sic jane pergatitja e dokumenteve te identifikimit dhe lufta kunder kriminalitetit. Perfaqesuesit i larte te BE-se per sigurine dhe politiken jashtme, Havier Solana, vleresoi reformat e ndermarra ne vend dhe kerkoi qe te vazhdohej ecja me kete ritem edhe per ato reforma te pakryera ende. Solana vleresoi ecurine e arritjeve te Shqiperise si shume pozitive dhe shprehu bindjen e tij per perfundimin me sukses te procesit te ratifikimit te MSA nga te gjitha vendet anetare. Njeheresh, referuar dhe hapjes bisedimeve, Solana pershendeti fillimin e negociatave per heqjen e regjimit te vizave, si dhe ritheksoi perkushtimin e BE-se per kontributin e vazhdueshem financiar ne fushat e bashkepunimit Shqiperi-BE.
Ne takimin e radhes te dialogut politik mes Shqiperise dhe BE-se te mbajtur ne Bruksel, ministri Basha theksoi se ne vend po konsolidohej bashkepunimi mes paleve politike, per dy reforma te rendesishme sic ishte ajo ne sistemin e drejtesise dhe reforma elektorale.
Ministri Basha i njohu perfaqesuesit e Trojkes evropiane me arritjet konkrete te qeverise shqiptare ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, konsolidimin e reformave ekonomike dhe fiskale, si dhe ecurine e reformes ne drejtesi dhe reformes elektorale. Nje ceshtje e rendesishme qe u diskutua ne Bruksel ishte edhe e ardhmja evropiane e shtetit te ri te Kosoves. Trojka e BE-se siguroi ministrin e Jashtem shqiptar se do te ishin te gatshem te jepnin nje mbeshtetje per shtetin me te ri ne bote, ate te Kosoves. Kreu i diplomacise shqiptare, Basha, gjithashtu beri nje vleresim te situates ne rajon, duke nenvizuar se Shqiperia eshte konsekuente ne politiken e saj te jashtme per bashkepunim te hapur dhe te gjithanshem me te gjitha vendet, duke vendosur ne krye te ketij angazhimi bashkepunimin rajonal dhe rolin konstruktiv te Shqiperise si nje faktor sigurie dhe stabiliteti.
Fratini hapi dialogun per vizat
Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, me viziten e tij zyrtare me 7 mars ne Shqiperi hapi edhe dialogun mes vendit tone dhe KE-se per liberalizimin e vizave. Sipas Fratinit, me kete gjest Bashkimi Evropian po i jepte nje besim te madh Shqiperise. Por duke kerkuar justifikimin e besimit, zv/presidenti i KE-se kerkoi nje sere reformash nga Shqiperia, ne menyre qe qytetaret e saj te kishin mundesine e levizjes se lire ne shtetet evropiane. Nje nga kushtet kryesore per ecurine e ketij dialogu ishte edhe permiresimi i dokumenteve te identifikimit te qytetareve shqiptare. Nga ana tjeter, kushte te rendesishme nga KE ishin edhe lufta qe qeveria duhet te intensifikoje per krimin e organizuar, ne menyre qe Shqiperia te forcoje imazhin e saj si nje vend qe eksporton siguri ne rajon dhe ne Evrope.
14 eshte numri i vendeve qe kane ratifikuar Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Sekretari i Pergjithshem i KE-se, Solana, shprehu bindjen se ky proces do te ndiqej edhe nga vendet e tjera
2 jane reformat kryesore qe kerkohen nga Shqiperia per pershpejtimin e proceseve integruese. Keshtu reforma zgjedhore dhe ajo ne drejtesi jane reformat qe mund t'i sigurojne shqiptareve levizje te lire dhe integrim
3 jane kushtet qe duhet te permbushen ne menyre qe qytetaret shqiptare te levizin pa vize ne vendet e BE-se. Permiresimi i sigurise se dokumenteve te qytetareve, eliminimi i krimit ne vend, eliminimi i emigracionit te paligjshem jane kushtet e KE-se
"Vizat, qeveria te shpejtoje per kartat"
Partia Socialiste, menjehere pas hapjes se dialogut Shqiperi-BE per liberalizimin e vizave, i beri thirrje qeverise per pershpejtimin e punes per pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, si dhe te forcoje e modernizoje regjimin kufitar, duke krijuar kushtet e nevojshme per regjimin e vizave, qe te lehtesohet levizja e qytetareve shqiptare. Njekohesisht, PS kerkoi qe qeveria te reflektoje seriozisht ndaj sinjaleve te perseritura te BE, per luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar.
"Liberalizimi, hap cilesor Shqiperi-BE"
Levizja Socialiste per Integrim pershendeti fillimin e dialogut politik per liberalizimin e plote te vizave midis Shqiperise dhe BE-se. Sipas kesaj partie, ky eshte nje hap i ri cilesor ne marredheniet e Shqiperise me BE-ne, i cili ka kerkuar angazhime dhe kontribute te vazhdueshme, eshte nje veprim te cilin shqiptaret kane kohe qe e presin. Per kete arsye, LSI kerkoi maksimumin e pergjegjesise nga ana e qeverise per te realizuar te gjithe detyrimet ne drejtim te pajisjes se shtetasve me pasaporta.