Brace: Abuzim me certifikatat e pronesise
Partia Socialiste akuzoi dje zyrat e regjistrimit te pronave se po refuzojne dhenien e certifikatave te pronesise per 250 familje vlonjate. Nenkryetari i Grupit te PS-se, Erion Brace, i cili akuzoi zyrtare te larte te qeverise per implikim te drejtperdrejte dhe perfitim te padrejte ne disa prona, pjesa me e madhe e tyre pergjate bregdetit te Vlores. "Ketyre familjeve u mohohet e drejta per te marre certifikaten e pronesise, qe kane perfituar ne baze te ligjit. Ne parlament ndodh e kunderta, sepse mberrin nje nisme, qe synon kompensimin e ketyre familjeve, por rezulton te jete thjesht dhe vetem shpronesim", tha Brace. Per kete arsye, ai i beri thirrje Presidentit qe te angazhoje institucionet perkatese per te ndeshkuar zyrtaret qe perfitojne ne menyre te paligjshme nga pasurite e patundshme. "Kjo eshte nje nga zonat me te kafshuara nga grykesit e te gjitha qeverive, ku pjesa me e madhe e zyrtareve te Vlores, jane duke vuajtur denime, apo duke dhene llogari, qe kane marre prona edhe gjate kohes tone, por edhe gjate ketyre dy viteve te fundit", tha Brace.