E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Inflacioni ne vend eshte rritur

Partia Socialiste u shpreh dje e shqetesuar per situaten ekonomike ne te cilen ndodhet vendi. Deputeti socialist, Arben Malaj, duke u ndalur ne kete moment, paralajmeroi se viti 2008 do te jete edhe me i veshtire per shqiptaret se viti qe lame pas. "Eshte momenti per te terhequr vemendjen publikisht, qe sfidat e vitit 2008 jane me te veshtira se te vitit 2007, sidomos ne pjesen e inflacionit. Ju i shikoni dhe i konstatoni rritjen e pergjithshme te cmimeve, te karburanteve dhe te mallrave te tjere jetike. Qeveria duhet te kete nje strategji te qarte per te kufizuar ngarkesen negative qe shkon te shtresat me te varfra te popullsise ndaj inflacionit ne rritje", u shpreh Malaj. Gjithashtu, socialisti Malaj evidentoi se "qeveria duhet te kete parasysh qe viti 2008 nuk do te kete te njejten mbeshtetje nga sektori i kredise, pra do te kemi nje kredi me te shtrenjte dhe ndoshta ne renie dhe kjo kerkon qe realizimi i buxhetit te jete sa me simetrik". Ne kete kendveshtrim, ish-ministri socialist i Financave paralajmeroi momente te veshtira per qytetaret shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›