E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, nga shtatori 2007 neper Shqiperi

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ndermori ne fillim shtatorin e vitit qe kaloi turin e tij "Dialog me Shqiperine". Ne qender te ketij turi do te ishte pikerisht njohja nga afer e problemeve te banoreve, duke kontaktuar drejtperdrejt me ta. Ne kete largim te tij nga metropoli, Rama zgjodhi si teme te pare per te dialoguar me shqiptare arsimin, per t'u pasuar nga mjedisi, bujqesia, energjetika dhe uji. Nderkohe qe, gjate ketij muaji tema e bashkebisedimit eshte infrastruktura. Por, sikurse dihet, jo cdo zone ka te njejtat shqetesime dhe probleme me tjetren. E per kete arsye, perpara se kreu Rama te zhvillonte takimet e tij, paraprakisht jane testuar zonat, ne te cilat do te kryheshin bisedat mes banoreve dhe kryetarit te PS-se, i cili shoqerohet dhe nga pjesetare te ekipit drejtues. Madje, pothuajse te gjithe anetaret e kryesise dhe nje pjese e deputeteve socialiste jane te ndare ne zona te ndryshme te vendit per te zhvilluar tryezat e bashkebisedimit per temat per te cilat kryetari Rama ka zhvilluar dialogun e tij. Ky bashkebisedim do te vijoje deri ne maj te ketij viti, per t'i lene vend diskutimit per draftin e pare te programit qeverises.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›