E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë, fytyra europiane e Shqipërisë

16-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri përcjell një grup të rinjsh të cilët të drejtuar nga ministri Basha, të cilët përshkuan të parët zonën “Schengen”, me një vizitë në Bruksel

Mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave kreu i mazhorancës Sali Berisha e zhvilloi menjëherë pasi në orët e para të mëngjesit përcolli drejt Brukselit një grup nxënësish dhe studentësh shqiptarë të cilët së bashku me Ministrin Basha u nisën për udhëtimin e parë të tyre pa viza drejt zonës “Schengen”.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se kjo ditë, është dita e të rinjve, pasi të rinjtë janë fytyra evropiane e Shqipërisë.  
“Sot në mëngjes isha në aeroport për të përshëndetur studentët dhe nxënësit që u nisën në Bruksel. Në sytë e tyre shihje vetëm Europë. Ishte një moment tjetër jashtëzakonisht prekës, një moment shumë i veçantë. Të rinjtë i shoqëronte ministri Basha, i cili do të bëjë që të takohen me institucionet europiane, Parlamentin Europian, Komisionin Europian, Këshillin. Natyrisht, i këshillova që një pjesë të kohës ta ruajnë për vendet turistike më të bukura të Brukselit. Sheshi qendror është një kryevepër e atij qyteti, një ndër sheshet më të bukura, më njerëzor, plot gjallëri e treg. Ndërsa ky këtu kryetari i bashkisë kujton se do të na bënte piramidën tek sheshi, së cilës i kishte vënë një lartësi 1.5 metra, por ky është një problem tjetër. I uroj studentëve që vizita t’u shkojë shumë mirë. Ata ishin të emocionuar, por në sytë e tyre shihje vetëm Europë”, vlerësoi kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›