Berisha dhe Meta përshëndesin vendimin e Çekisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha dhe Ministria e Jashtme kanë përshëndetur përfundimin e procesit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës. “ Për të gjitha kombet që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndër ta kombi shqiptar, kjo përbën një ngjarje madhore dhe shumë të mirëpritur, por edhe një përgjegjësi më të madhe nga ana jonë për të qëndruar në lartësinë e detyrave që kërkon ky proces”,- tha dje Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë. Sipas tij mbi bazën e këtij Traktati, BE-ja do të ketë presidentin e tij që zgjidhet çdo dy vjet e gjysmë, do të ketë përfaqësuesin e lartë të politikës së Jashtme, i cili do të jetë njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian. Në Traktat, parashikohen prerogativa më të gjëra për Gjykatën Evropiane. “Traktati i Lisbonës është një arritje e madhe në rrafshin institucional, legjislativ dhe zëvendëson Kushtetutën, që nuk u pranua në referendum nga dy kombe të BE-së, kombi francez dhe ai holandez. Me këtë Traktat, baza ligjore e funksionimit të BE-së shkëputet nga Traktati i Nisës dhe vjen në një fazë të re”, - shtoi ai. Berisha pohoi gjithashtu se miratimi i Traktatit, për të gjithë ata kombe që aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, ndër ta kombi shqiptar, përbën një ngjarje madhore dhe shumë të mirëpritur, çka për ne do të thotë një proces i konsoliduar dhe i pakthyeshëm drejt anëtarësimit në BE, por edhe një përgjegjësi më e madhe nga ana jonë për të qëndruar në lartësinë e detyrave që kërkon ky proces. “Në qoftë se deri para ratifikimit të Traktatit në procesin e integrimit tonë, krahas performancës së domosdoshme nga ana e vendit dhe qeverisë, në qëndrimet e mbajtura një rëndësi dhe rol të caktuar ka pasur edhe vetë ecuria e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës. Miratimi i Traktatit u jep përgjigje të gjitha këtyre hezitimeve, procesi i zgjerimit nuk ka më një efekt negativ në ecurinë e Traktatit dhe kjo është një gjë shumë e madhe”, - tha ai. Kryeministri shtoi se në këtë kuadër performanca e Qeverisë mbetet përcaktuese në procesin e integrimit. “Ne duhet të përpiqemi me çdo kusht, me seriozitetin më të madh t’u përgjigjemi të gjitha kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të përgatitemi për përgjigjen më të saktë të mundshme të pyetësorit, që do të ketë me mijëra pyetje, të ecim, ashtu siç po ecim, me seriozitet shumë të madh në plotësimin e të gjitha kërkesave për heqjen e vizave. Ky proces ka ecur me seriozitet të madh dhe jam i bindur se e gjithë problematika do të trajtohet po kaq seriozisht sa është ajo e heqjes së vizave, të cilën shqiptarët mezi e presin”, - tha ai. Ndërsa për Ministrinë e Jashtme, hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, shënon fillimin e një epoke të re dinamike për të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke rritur njëkohësisht efikasitetin e Unionit dhe peshën e tij në arenën ndërkombëtare. Ky lajm është publikuar: 05/11/2009