BE nuk i hap dritën jeshile Shqipërisë pa pranuar rezultatet partitë politike
Këshilli i Ministrave të Jashtëm bën një deklaratë zyrtare për Shqipërinë. Presidenca suedeze do të shqyrtojë kërkesën pasi të mbyllet procesi
Albert Gjoka
Pa një proces zgjedhor të pranuar nga partitë politike në vend, Bashkimi Europian duket se nuk do t’i hapë rrugë procesit të dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ky mesazh ka mbërritur dje nga presidenca suedeze e Bashkimit Europian, e cila është në pritje të mbylljes së procesit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Shefat e diplomacive të 27 vendeve europiane kanë dalë dje me një deklaratë për vendin tonë, duke mos dhënë asnjë shenjë për kërkesën e bërë nga qeveria “Berisha” në prill të këtij viti. Ndërkaq, procesi i numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve mbajti “peng” standardet, gjë që u pasua edhe me presionet politike që u ushtruan ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Dy ditë më parë gazeta “Albania” bëri të ditur se dy prej anëtarëve të Kolegjit kanë denoncuar presionet e bëra nga strukturat qeveritare në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Tashmë, kërkesa zyrtare pritet të shqyrtohet vetëm në vjeshtën e këtij viti, pikërisht në kohën kur edhe Komisioni Europian do të ketë përgatitur edhe raportin vjetor, i cili do të pasqyrojë edhe një vlerësim të hollësishëm për standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Deklarata
“Këshilli (i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian) përfiton nga ky rast të përsërisë mbështetjen e plotë të tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe thekson se do ti rikthehet aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim vetëm kur të kenë përfunduar procedurat e zgjedhjeve shqiptare”, - thuhet në deklaratën e djeshme të kryediplomatëve të BE-së. Kaq ka mjaftuar për ti dërguar sinjale të qarta Tiranës zyrtare dhe për ti kërkuar përfundimin sa më shpejt të procesit dhe pranimit të rezultatit nga të gjitha palët. Kjo deklaratë vjen pas deklaratave të bëra edhe më parë nga zyrtarët e lartë të Brukselit. Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Havier Solana dhe Komisionari për Zgjerimin, Oli Ren zhvilluan ture diplomatike në vendet e Ballkanit Perëndimor, por “bojkotuan” Tiranën, gjë që u pa edhe nga deklaratat e tyre se “po presim përfundimin e procesit të zgjedhjeve”.
Reagimet
Aplikimi i kryer nga Shqipëria në muajin prill nuk i ka kaluar akoma Komisionit Europian, i cili do të marrë një vendim në bllok dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të udhëheqë bisedimet e anëtarësimit. Ky fakt është pohuar në konferencën e dhënë dje nga përfaqësues të “trojkës” europiane. Përfaqësues të Presidencës, Komisionit, por edhe të Këshillit kanë dhënë sqarime në lidhje me aplikimin e Islandës dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ministrja suedeze për Çështjet Europiane, zonja Cecilia Malmstrioem ka pohuar faktin se ka disa vende kanë njëfarë shqetësimi në lidhje me hyrjen në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Ajo shtoi se çështja e Shqipërisë do të shqyrtohet sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas saj, “zgjedhjet realisht nuk kanë përfunduar”. Komisionari për Zgjerimin, Oli Ren ka deklaruar se Komisioni do të japë vlerësim rigoroz dhe objektiv, me të njëjtën metodologji, për çdo vend aplikant”. Konkretisht, për Tiranën zyrtare është theksuar vazhdimi i reformave, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit.
28 Korrik 2009