E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama pranoi se ka bllokuar votimin në parlament të ligjeve me 3/5

07-11-2011 / Gazeta 55

Rama në dy ditë, deklarata kontradiktore/Të shtunën foli për axhendën e mbijetesës së tij personale në PS, dhe aspak për angazhimin e forcës politike që drejton, për procesin e integrimit të vendit - sot tha se PS do i kërkojë komisioneve parlamentare përcaktimin e axhendës së punës për ligjet me 3/5

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili u shpreh gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist se PS i ka propozuar komisionit të ligjeve që të nxisin procesin legjislativ për projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Sipas zëdhënëses së PD, Albana Mustafaraj, Rama pranoi para të gjithë shqiptarëve, se ka bllokuar dhe vazhdon të bllokojë votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. “Sot, z. Rama pranoi faktin që e dinë të gjithë qytetarët, se ai ka bllokuar dhe vazhdon të bllokojë votimin në parlament të ligjeve me 3/5, dhe e bën këtë vetëm e vetëm për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Deklarata e tij sotme dëshmon se ajo ç’ka ai foli të shtunën ishte vetëm axhenda e mbijetesës së tij personale dhe politike, dhe aspak angazhimi i forcës së tij politike për procesin e integrimit të vendit”- u shpreh ajo. Zëdhënësja e PD theksoi se Rama nuk ofroi asnjë arsye të vetme që e shtyn atë të përdorë mos votimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota në parlament, për të bllokuar statusin e kandidatit. “Këto ligje, të standardeve më të mira sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kanë mbi 2 vjet, që nuk votohen nga opozita në parlament, duke mos paraqitur asnjë argument ligjor kundër tyre. Shqiptarët e dinë se bllokimi i amendamenteve të kodit rrugor që imponojnë teknologji të re për drejtuesit e automjeteve dhe uljen e aksidenteve vdekjeprurëse rrugore, bllokimin e rekomandimeve ndërkombëtare për luftën e korrupsionit ndaj zyrtarëve, apo bllokimi i ligjeve që vijnë si detyrim nga anëtarësia e Shqipërisë në organizatën Botërore të Tregtisë, bëhet me qëllimin e vetëm, për të mos lejuar që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Në qoftë se PS ka kundërshtime thelbësore për këto ligje, ajo mund t’i kishte paraqitur dhe mund t’i paraqesë në çdo kohë, por deri më sot nuk kanë sjellë as edhe një propozim të vetëm. Partia Demokratike fton z. Rama që të lërë mënjanë axhendën e tij personale politike, të mos vazhdojë bllokimin e grupit të tij parlamentar dhe ti lejojë deputetët e PS të votojë për këto ligje që përbëjnë edhe kushtin më kryesor për integrimin e vendit. Partia Demokratike është e përkushtuar jo me fjalë por me vepra konkrete, rritje rrogash dhe pensionesh, krijim të vendeve të reja të punës, ndërtimin e rrugëve, shkollave, kanalizimeve e spitaleve, investime të huaja të mëdha, të çojë përpara procesin e integrimit të vendit në BE”- deklaroi zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Edi Rama deklaroi se PS do t’i dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisioneve parlamentare, përsa i takon miratimit të ligjeve me shumicë të cilësuar. Ndonëse komisionet parlamentare kanë qenë gjithnjë në gjendje pune, ajo që s’kuptohet dhe që nuk shpjegohet nga deklarata e kryesocialistit është se çfarë ka bërë PS gjatë 2 viteve me radhë. Pavarësisht se përgjigja dihet dhe vjen si rezultat i bojkotit dhe bllokimit të parlamentit që prej zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës. I madh e i vogël e di fare mirë se Rama bllokoi integrimit e vendit ditën për diell, duke i mëshuar maskaradës anti-evropiane në PS dhe më gjerë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›