Njeriu i numrave, që parashikoi krizën fi nanciare
Famën dhe pasurinë që gëzon
sot, e ka bërë përmes
aplikimit të matematikës
në botën e financave dhe aktualisht
pretendon se ka uebsajtin
më të madh të "analizës kuantike"
në botë. Të ashtuquajturat
"kuante" kombinojnë matematikën
me financën, duke prodhuar
modele të panumërta,
që nxjerrin në pah derivatet
komplekse, të cilat fajësohen
për krijimin dhe shpalosjen e
krizës së kredive, që ishte dhe
zanafilla e krizës financiare
botërore dhe e recesionit në të
cilin janë zhytur shumë vende.
Vilmot prej vitesh kishte
ngritur zërin se modelet e përdorura
nga bankat për vlerësimin
e aseteve të tyre ishin të
gabuara. "Realiteti ma mori
hakun, thotë Pol. Unë kam folur
pa fund përpara audiencave
nga më të ndryshmet dhe u
kam thënë se u besonin shumë
më tepër seç duhet formulave
standarde dhe mbi të gjitha
në banka harxhohet një para e
madhe për ekspertë, që në fund
të fundit nuk bëjnë ndonjë gjë
të madhe. Ka pasur nga ata që
kanë dalë në formë proteste nga
leksionet e mia, madje edhe të
tjerë për të cilët ajo çka thosha
unë nuk kishte asnjë kuptim",
thotë Pol. Shembja e sistemit
bankar shkaktoi zhdukjen e
rreth 1 trilion dollarëve në asete
bankare në të gjithë botën dhe
kjo do të thotë se formulat komplekse
me të cilat mbaheshin
bankat dhe llogaritë e transaksioneve
të tyre në këmbë, dolën
në gabuara. Asetet ishin mbivlerësuar.
Me pak fjalë, kriza e
kredive të dorës së dytë bëri që
pas tyre ta pësonte i gjithë sistemi
i kreditimit. "Ndjekja që iu bë
verbërisht në banka formulave,
pa parë përtej se ku po shkohej,
në fund të fundit ishte një
çmenduri e vërtetë. Njerëzit që
punonin në sektorët bankarë të
riskut nuk e kishin as idenë më
të vogël se çfarë do të thoshte të
rrezikosh e të mbrosh klientët
e investimet nga katastrofa. Së
pari, ata nuk ishin dyshues për
atë që po bënin, që është edhe
vetia e parë që duhet të kenë
persona të tillë. Së dyti, ata nuk
i kishin vënë në provë të dhënat
që dispononin dhe nuk vunë në
punë as imagjinatën e tyre për
të gjetur zgjidhje, kur e panë se
gjërat po shkonin keq". Vilmot
është shumë kritik edhe në lidhje
me mënyrën e përballimit
të krizës nga ana e qeverive
të ndryshme, kryesisht asaj
britanike. Sipas tij, plani për të
siguruar 500 miliardë paund
asete negative të bankave bazohet
gjithashtu në një model
dhe nuk do të funksionojë, pasi
në të nuk u përfshinë të gjitha
bankat, por vetëm dy syresh,
HBOS dhe RBS. Përfshirja në
këtë paketë shpëtimi e vetëm dy
bankave nuk mund t‘i japë një
ristartim ciklit të kredidhënieve
mes bankave, që ndaloi për
shkak të krizës, pasi për këtë,
paketa e shpëtimit duhet që të
përfshinte të gjitha bankat, jo
vetëm dy prej tyre. "Qeveritë
nuk dinë asgjë në lidhje me
çështjet e brendshme të bankave.
Ato shpesh veprojnë pa
marrë në konsideratë mendimin
e ekspertëve dhe pasojat. E
vetmja gjë që bëjnë politikanët
është t‘u bërtasin bankierëve,
si mësuesit nxënësve, për të
treguar se si dreqin u futën në
këto telashe dhe pësuan këto
humbje. Ata nuk e marrin mundimin
të informohen, por vetëm
bërtasin e shpenzojnë para të
tjera kot".
Vilmot është i inatosur edhe
me numrin e madh të "idiotëve"
që e çuan botën në krizën aktuale
financiare. Ai ishte një nga
qindra protestuesit që u shprehën
kundër takimit të G20-ës
në Londër dhe çuditet që në ato
protesta nuk kishte aq njerëz sa
duhej. Vilmot është një gjeni i
matematikës dhe mbi të gjitha
beson tek aplikimi i saj i suksesshëm
në jetën e përditshme.
Libri i tij mbi financën kuantike
përdoret sot në të gjithë botën
nga grupet e bankierëve që drejtojnë
financat dhe transaksionet
e bankave të mëdha. Vilmot
është gjithmonë një hap para
kolegëve të tij, ndërsa tenton
që të integrojë në analizat e tij
sfidën më të madhe të botës
financiare: sjelljen njerëzore.
"Ti mund të modelosh valët
elektromagnetike: një model
matematikor që tregon molekulat
e ajrit që ndodhen rreth
një avioni, duke mundësuar
fluturimin e tij, por në rastin e
një modeli financiar, të duhet
shumë më tepër se vetëm numrat.
Aktualisht, modelet financiare
nuk janë shumë të mirë,
sepse nuk llogarisin asnjëherë
faktorin psikologjik njerëzor
dhe faktin që njerëzit në më
të shumtën e rasteve nuk sillen
në mënyrë racionale. Nuk
mund të besosh te njerëzit si të
ishin makina, pra duke pasur
parasysh vetëm ekuacionet. Në
këtë rast, gjithçka është gjysmë
matematikë, gjysmë psikologji".
Pol, biri i një llogaritari dhe
një shitëseje, vjen nga një familje
ku matematika adhurohet dhe
është shndërruar në një kult.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,
pasi si ai, ashtu edhe i vëllai,
zgjodhën rrugën e studimit të
kësaj shkence. Që në moshë të
hershme, Vilmot shfaqi talentin
e tij dhe dashurinë për numrat,
e mbi të gjitha modelet matematike.
Kur ishte ende fëmijë,
organizonte lojëra për shokët
e lagjes, të cilat ua shiste. Me
këtë mendësi ai nisi që të ndërtonte
më pas skema për firma
të vogla investimesh private,
të cilat filluan t‘i jepnin sasi jo
të vogla parash. Shpesh edhe
dështonte, por përgjithësisht
kjo periudhë i mësoi shumë për
psikologjinë e sjelljes njerëzore
ndaj parasë dhe fitimit. Edhe
dy djemtë e tij janë gjithashtu
shumë të dhënë pas matematikës
dhe do të ndjekin në kohën
e duhur gjurmët e të atit. "Jam
shumë entuziast për djemtë
e mi. Janë shumë inteligjentë
dhe të mprehtë", thotë me krenari
Pol. "Matematikanët nuk
përdorin numra. Matematika
është abstrakte dhe gjithçka me
të cilat ne merremi, janë simbolet.
Nëse u mësojmë nxënësve
vetëm numra. Ata do të bëhen
thjesht llogaritarë e pa vizion.
Matematika bën që truri yt të
punojë në një mënyrë shumë të
ndryshme dhe racionale. Shumë
njerëz e kanë frikë matematikën
dhe nuk e kuptojnë se sa
zbavitëse dhe sa kënaqësi të
jep marrja me matematikë".
Një nga fushat e tij është edhe
mekanika fluide, në të cilën ka
edhe një doktoraturë. Kështu ka
projektuar disa pllaka të posaçme
për turbinat e avionëve e të
tjera shpikje si këto. Ndërkohë,
udhëton shpesh nëpër botë për
të mbajtur leksione në universitetet
më prestigjioze të botës,
kryesisht në lidhje me formulat
bankare, sistemin rregullator
dhe financën kuantike. Sfida e
tij e ardhshme është shpikja e
një produkti që do ta përmirësojë
cilësinë e jetës. "Nuk do
të pranoja kurrë të punoja për
bankat, sepse nuk jam tipi që
mund të rri gjithë ditën pas
tryezës e t‘i bindem shefit. Gjatë
gjithë jetës sime kam bërë atë
që kam dashur dhe këtë do të
bëj deri në fund të saj". Konstantet
e jetës së tij janë biznesi
dhe matematika, të paktën për
sa i përket jetës profesionale.
"Matematika është magji, por
të shkatërron jetën personale.
Disa matematikanë kanë një
lidhje shumë të vogël me realitetin
dhe është shumë e vështirë
ndonjëherë që të fl asësh me ta.
Për sa më përket mua, jam një
qenie shumë normale nga ana
sociale dhe jam njeri pasionant.
Imagjinoni, gjithmonë kur shoh
fi lma, qaj". Ai është i martuar dhe
kur nuk merret me matematikë,
është gjithmonë me pushime.
Sensin e matematikës e përdor
edhe gjatë argumenteve që ka
me të shoqen. "Zakonisht me
të, për ta bindur për argumentin
tim, përdor teorinë e lodhjes, pra
e lodh dëshpërimisht, derisa e
detyroj që të tërhiqet". E ndërsa
betejat familjare i fi ton, shpesh
ai është i mendimit se në thelb
e pëlqen paqen, por jo zgjatjen e
pafund të kompromiseve, sepse,
sipas tij, "gjithmonë ka diçka që
nuk shkon kur njerëzit bien dakord
të gjithë së bashku dhe për
një kohë të gjatë".
sot, e ka bërë përmes
aplikimit të matematikës
në botën e financave dhe aktualisht
pretendon se ka uebsajtin
më të madh të "analizës kuantike"
në botë. Të ashtuquajturat
"kuante" kombinojnë matematikën
me financën, duke prodhuar
modele të panumërta,
që nxjerrin në pah derivatet
komplekse, të cilat fajësohen
për krijimin dhe shpalosjen e
krizës së kredive, që ishte dhe
zanafilla e krizës financiare
botërore dhe e recesionit në të
cilin janë zhytur shumë vende.
Vilmot prej vitesh kishte
ngritur zërin se modelet e përdorura
nga bankat për vlerësimin
e aseteve të tyre ishin të
gabuara. "Realiteti ma mori
hakun, thotë Pol. Unë kam folur
pa fund përpara audiencave
nga më të ndryshmet dhe u
kam thënë se u besonin shumë
më tepër seç duhet formulave
standarde dhe mbi të gjitha
në banka harxhohet një para e
madhe për ekspertë, që në fund
të fundit nuk bëjnë ndonjë gjë
të madhe. Ka pasur nga ata që
kanë dalë në formë proteste nga
leksionet e mia, madje edhe të
tjerë për të cilët ajo çka thosha
unë nuk kishte asnjë kuptim",
thotë Pol. Shembja e sistemit
bankar shkaktoi zhdukjen e
rreth 1 trilion dollarëve në asete
bankare në të gjithë botën dhe
kjo do të thotë se formulat komplekse
me të cilat mbaheshin
bankat dhe llogaritë e transaksioneve
të tyre në këmbë, dolën
në gabuara. Asetet ishin mbivlerësuar.
Me pak fjalë, kriza e
kredive të dorës së dytë bëri që
pas tyre ta pësonte i gjithë sistemi
i kreditimit. "Ndjekja që iu bë
verbërisht në banka formulave,
pa parë përtej se ku po shkohej,
në fund të fundit ishte një
çmenduri e vërtetë. Njerëzit që
punonin në sektorët bankarë të
riskut nuk e kishin as idenë më
të vogël se çfarë do të thoshte të
rrezikosh e të mbrosh klientët
e investimet nga katastrofa. Së
pari, ata nuk ishin dyshues për
atë që po bënin, që është edhe
vetia e parë që duhet të kenë
persona të tillë. Së dyti, ata nuk
i kishin vënë në provë të dhënat
që dispononin dhe nuk vunë në
punë as imagjinatën e tyre për
të gjetur zgjidhje, kur e panë se
gjërat po shkonin keq". Vilmot
është shumë kritik edhe në lidhje
me mënyrën e përballimit
të krizës nga ana e qeverive
të ndryshme, kryesisht asaj
britanike. Sipas tij, plani për të
siguruar 500 miliardë paund
asete negative të bankave bazohet
gjithashtu në një model
dhe nuk do të funksionojë, pasi
në të nuk u përfshinë të gjitha
bankat, por vetëm dy syresh,
HBOS dhe RBS. Përfshirja në
këtë paketë shpëtimi e vetëm dy
bankave nuk mund t‘i japë një
ristartim ciklit të kredidhënieve
mes bankave, që ndaloi për
shkak të krizës, pasi për këtë,
paketa e shpëtimit duhet që të
përfshinte të gjitha bankat, jo
vetëm dy prej tyre. "Qeveritë
nuk dinë asgjë në lidhje me
çështjet e brendshme të bankave.
Ato shpesh veprojnë pa
marrë në konsideratë mendimin
e ekspertëve dhe pasojat. E
vetmja gjë që bëjnë politikanët
është t‘u bërtasin bankierëve,
si mësuesit nxënësve, për të
treguar se si dreqin u futën në
këto telashe dhe pësuan këto
humbje. Ata nuk e marrin mundimin
të informohen, por vetëm
bërtasin e shpenzojnë para të
tjera kot".
Vilmot është i inatosur edhe
me numrin e madh të "idiotëve"
që e çuan botën në krizën aktuale
financiare. Ai ishte një nga
qindra protestuesit që u shprehën
kundër takimit të G20-ës
në Londër dhe çuditet që në ato
protesta nuk kishte aq njerëz sa
duhej. Vilmot është një gjeni i
matematikës dhe mbi të gjitha
beson tek aplikimi i saj i suksesshëm
në jetën e përditshme.
Libri i tij mbi financën kuantike
përdoret sot në të gjithë botën
nga grupet e bankierëve që drejtojnë
financat dhe transaksionet
e bankave të mëdha. Vilmot
është gjithmonë një hap para
kolegëve të tij, ndërsa tenton
që të integrojë në analizat e tij
sfidën më të madhe të botës
financiare: sjelljen njerëzore.
"Ti mund të modelosh valët
elektromagnetike: një model
matematikor që tregon molekulat
e ajrit që ndodhen rreth
një avioni, duke mundësuar
fluturimin e tij, por në rastin e
një modeli financiar, të duhet
shumë më tepër se vetëm numrat.
Aktualisht, modelet financiare
nuk janë shumë të mirë,
sepse nuk llogarisin asnjëherë
faktorin psikologjik njerëzor
dhe faktin që njerëzit në më
të shumtën e rasteve nuk sillen
në mënyrë racionale. Nuk
mund të besosh te njerëzit si të
ishin makina, pra duke pasur
parasysh vetëm ekuacionet. Në
këtë rast, gjithçka është gjysmë
matematikë, gjysmë psikologji".
Pol, biri i një llogaritari dhe
një shitëseje, vjen nga një familje
ku matematika adhurohet dhe
është shndërruar në një kult.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,
pasi si ai, ashtu edhe i vëllai,
zgjodhën rrugën e studimit të
kësaj shkence. Që në moshë të
hershme, Vilmot shfaqi talentin
e tij dhe dashurinë për numrat,
e mbi të gjitha modelet matematike.
Kur ishte ende fëmijë,
organizonte lojëra për shokët
e lagjes, të cilat ua shiste. Me
këtë mendësi ai nisi që të ndërtonte
më pas skema për firma
të vogla investimesh private,
të cilat filluan t‘i jepnin sasi jo
të vogla parash. Shpesh edhe
dështonte, por përgjithësisht
kjo periudhë i mësoi shumë për
psikologjinë e sjelljes njerëzore
ndaj parasë dhe fitimit. Edhe
dy djemtë e tij janë gjithashtu
shumë të dhënë pas matematikës
dhe do të ndjekin në kohën
e duhur gjurmët e të atit. "Jam
shumë entuziast për djemtë
e mi. Janë shumë inteligjentë
dhe të mprehtë", thotë me krenari
Pol. "Matematikanët nuk
përdorin numra. Matematika
është abstrakte dhe gjithçka me
të cilat ne merremi, janë simbolet.
Nëse u mësojmë nxënësve
vetëm numra. Ata do të bëhen
thjesht llogaritarë e pa vizion.
Matematika bën që truri yt të
punojë në një mënyrë shumë të
ndryshme dhe racionale. Shumë
njerëz e kanë frikë matematikën
dhe nuk e kuptojnë se sa
zbavitëse dhe sa kënaqësi të
jep marrja me matematikë".
Një nga fushat e tij është edhe
mekanika fluide, në të cilën ka
edhe një doktoraturë. Kështu ka
projektuar disa pllaka të posaçme
për turbinat e avionëve e të
tjera shpikje si këto. Ndërkohë,
udhëton shpesh nëpër botë për
të mbajtur leksione në universitetet
më prestigjioze të botës,
kryesisht në lidhje me formulat
bankare, sistemin rregullator
dhe financën kuantike. Sfida e
tij e ardhshme është shpikja e
një produkti që do ta përmirësojë
cilësinë e jetës. "Nuk do
të pranoja kurrë të punoja për
bankat, sepse nuk jam tipi që
mund të rri gjithë ditën pas
tryezës e t‘i bindem shefit. Gjatë
gjithë jetës sime kam bërë atë
që kam dashur dhe këtë do të
bëj deri në fund të saj". Konstantet
e jetës së tij janë biznesi
dhe matematika, të paktën për
sa i përket jetës profesionale.
"Matematika është magji, por
të shkatërron jetën personale.
Disa matematikanë kanë një
lidhje shumë të vogël me realitetin
dhe është shumë e vështirë
ndonjëherë që të fl asësh me ta.
Për sa më përket mua, jam një
qenie shumë normale nga ana
sociale dhe jam njeri pasionant.
Imagjinoni, gjithmonë kur shoh
fi lma, qaj". Ai është i martuar dhe
kur nuk merret me matematikë,
është gjithmonë me pushime.
Sensin e matematikës e përdor
edhe gjatë argumenteve që ka
me të shoqen. "Zakonisht me
të, për ta bindur për argumentin
tim, përdor teorinë e lodhjes, pra
e lodh dëshpërimisht, derisa e
detyroj që të tërhiqet". E ndërsa
betejat familjare i fi ton, shpesh
ai është i mendimit se në thelb
e pëlqen paqen, por jo zgjatjen e
pafund të kompromiseve, sepse,
sipas tij, "gjithmonë ka diçka që
nuk shkon kur njerëzit bien dakord
të gjithë së bashku dhe për
një kohë të gjatë".