FIAT, plane për një kompani gjigante
FIAT vazhdon vrullin për
të ndrequr gjithë industritë
automobilistike të
botës. Këtë herë, shefi
ekzekutiv i tij ka shkuar në kryeqytetin
gjerman, Berlin, për të
bindur liderët politikë të vendit
që t‘i bashkëngjiten vizionit të tij
për krijimin një gjiganti evropian
makinash. Italiani pret që në funksion
të kësaj ideje do të vlente
edhe marrja e njësisë së "Opelit",
që është pjesë e "General Motors".
Serxhio Markione po shkon në
Berlin me një afat njëmujor, më
pak se një javë nga nënshkrimi i
marrëveshjes së bashkëpunimit
me "Chrysler". Plani i tij përfshin
hapjen e biznesit të FIAT-it në një
kompani më të madhe në të cilën
të përfshihet "Chrysler" dhe "GM
Europe" dhe listimi i kompanisë
së re në bursë. "Një marrëveshje
në parim duhet të realizohet
brenda 30 ditësh", deklaroi ai në
një intervistë televizive para se
të nisej drejt Berlinit. Ndërkohë
vlera e aksioneve të FIAT-it
është rritur në 6.5% në fillimin
e javës financiare në Bursën e
Milanos. Kombinimi i "Chrysler"
me "Opel" është shumë i
përshtatshëm sipas strategjisë së
Markiones për ta nxjerrë fitimtare
FIAT-in nga kriza aktuale. Ai ka
thënë shpesh se një prodhues
makinash duhet që të prodhojë
e shesë mbi 5 milionë makina
në një vit, që të dalë me përfitim
dhe në dhjetor, ai tha se nëse FIAT
do të vazhdonte të qëndronte
vetme në treg nuk do të kishte
shanset e mbijetesës. Sipas një
deklarate, nëse plani i bashkimit
do të funksiononte, atëherë të
ardhurat vjetore të kompanisë
së re mund të ishin 80 miliardë
euro. Sipas tij, nga këndvështrimi
inxhinierik dhe industrial kjo
do të ishte një marrëveshje e
përkryer dhe shumë e frytshme.
Kundërshtimi më i madh mund
t‘i vinte asaj nga sindikatat në
të dyja vendet. Ato druhen se
shkrirja e mundshme mund të
çonte në shkurtime të vendeve
të punës dhe mbyllje të disa
fabrikave. Kompania e re, e cila
mund të quhet FIAT/OPEL mund
të shkrinte platformat e vogla dhe
të mesme, duke iu dedikuar atyre
të mëdha. Veç të tjerash, Markione
parashikon që t‘i kërkojë qeverive
të vendeve evropiane ku operon
"Opel" që t‘i ofrojnë kompanisë së
re mundësi kreditimi. Sipas tij, një
marrëveshje e tillë do të ishte shumë
e rëndësishme për Evropën, e
cila aktualisht po vuan nga kriza
financiare, pasi do të ishte tregues
i funksionimit të BE-së si një
bashkim i vërtetë. Kompania e re
do të vazhdonte të kishte Anjelët
me 30% të aksioneve.
të ndrequr gjithë industritë
automobilistike të
botës. Këtë herë, shefi
ekzekutiv i tij ka shkuar në kryeqytetin
gjerman, Berlin, për të
bindur liderët politikë të vendit
që t‘i bashkëngjiten vizionit të tij
për krijimin një gjiganti evropian
makinash. Italiani pret që në funksion
të kësaj ideje do të vlente
edhe marrja e njësisë së "Opelit",
që është pjesë e "General Motors".
Serxhio Markione po shkon në
Berlin me një afat njëmujor, më
pak se një javë nga nënshkrimi i
marrëveshjes së bashkëpunimit
me "Chrysler". Plani i tij përfshin
hapjen e biznesit të FIAT-it në një
kompani më të madhe në të cilën
të përfshihet "Chrysler" dhe "GM
Europe" dhe listimi i kompanisë
së re në bursë. "Një marrëveshje
në parim duhet të realizohet
brenda 30 ditësh", deklaroi ai në
një intervistë televizive para se
të nisej drejt Berlinit. Ndërkohë
vlera e aksioneve të FIAT-it
është rritur në 6.5% në fillimin
e javës financiare në Bursën e
Milanos. Kombinimi i "Chrysler"
me "Opel" është shumë i
përshtatshëm sipas strategjisë së
Markiones për ta nxjerrë fitimtare
FIAT-in nga kriza aktuale. Ai ka
thënë shpesh se një prodhues
makinash duhet që të prodhojë
e shesë mbi 5 milionë makina
në një vit, që të dalë me përfitim
dhe në dhjetor, ai tha se nëse FIAT
do të vazhdonte të qëndronte
vetme në treg nuk do të kishte
shanset e mbijetesës. Sipas një
deklarate, nëse plani i bashkimit
do të funksiononte, atëherë të
ardhurat vjetore të kompanisë
së re mund të ishin 80 miliardë
euro. Sipas tij, nga këndvështrimi
inxhinierik dhe industrial kjo
do të ishte një marrëveshje e
përkryer dhe shumë e frytshme.
Kundërshtimi më i madh mund
t‘i vinte asaj nga sindikatat në
të dyja vendet. Ato druhen se
shkrirja e mundshme mund të
çonte në shkurtime të vendeve
të punës dhe mbyllje të disa
fabrikave. Kompania e re, e cila
mund të quhet FIAT/OPEL mund
të shkrinte platformat e vogla dhe
të mesme, duke iu dedikuar atyre
të mëdha. Veç të tjerash, Markione
parashikon që t‘i kërkojë qeverive
të vendeve evropiane ku operon
"Opel" që t‘i ofrojnë kompanisë së
re mundësi kreditimi. Sipas tij, një
marrëveshje e tillë do të ishte shumë
e rëndësishme për Evropën, e
cila aktualisht po vuan nga kriza
financiare, pasi do të ishte tregues
i funksionimit të BE-së si një
bashkim i vërtetë. Kompania e re
do të vazhdonte të kishte Anjelët
me 30% të aksioneve.