Si mund të njohim një fi rmë piramidale?
Pr o m o c i o n e m a r r a -
mendëse, premtime për
fitime me shumë zero,
marrje me bamirësi, punësim i
të shkolluarve në universitetet
prestigjioze, zyra luksoze e personel
i pashëm. Këto janë disa
nga "pajisjet" të cilat e shndërrojnë
një mashtrim të thjeshtë
në një korporatë të fuqishme
investuese. Ndërsa viktimat
dhe institucionet rregullatore
ende nuk kanë dalë nga shoku i
pësuar pas plasjes së skandalit
të financierit amerikan, Bernard
Madoff, apo miliarderit teksan,
Allen Stanford- të dy mashtrues
të stërholluar -ekspertët
janë duke u marrë me faktorët
psikologjikë dhe financiarë që
përbëjnë një skemë mashtruese
të tipit "Ponzi". Kjo skemë e
ka marrë emrin nga emigranti
italian, Karl Ponzi, i cili në vitet
1919-1920 bëri një mashtrim
financiar spektakolar në Boston.
Parimi i tij ishte shumë i
thjeshtë: ai joshi investues të
ndryshëm, që dhanë sasi të
mëdha nga paratë e tyre në
këmbim të interesave të larta,
më të lartat në treg. Në fakt,
si në çdo skemë të tillë, ai paguante
interesat e klientëve të
vjetër me paratë e "freskëta" të
klientëve të rinj. Firma e tij ishte
një falimentim që në fi llim, por
kjo nuk e ndaloi aspak Ponzi-n që
ta zgjaste e zgjaste veprimtarinë
e tij me të njëjtën mënyrë mashtruese
që e kishte fi lluar. Sipas një
eksperteje në psikologji, njerëzit
përgjithësisht e kanë në natyrën
e tyre mundësinë e mashtrimit
të lehtë, veçanërisht individët
që janë disi të brishtë. Ekspertët
që po përpiqen të zbërthejnë
psikologjinë e mashtrimeve financiare,
kanë përcaktuar disa
nga vetitë më të zakonshme
të funksionimit të një "skeme
Ponzi", skema në të cilat humbën
miliarda dollarë qindra investitorë
amerikanë dhe të huaj. Që
një skemë e tillë të jetë e suksesshme
për një periudhë kohore
relativisht të gjatë, ajo duhet
të operojë në grupe viktimash
që kanë lidhje me njëri-tjetrin,
me të cilat mashtruesit kanë
lidhje në njëfarë mënyre. Për
shembull, Madoff- që fajësohet
për mashtrimin më të madh
financiar në bursë, në të cilin
përfshihen plot 65 miliardë dollarë
fonde investitorësh -pjesën
më të madhe të tyre e gjeti në
mesin e komunitetit të hebrenjve
të pasur të Floridës dhe Nju
Jorkut. Grabitqarët kërkojnë të
gjejnë grupe njerëzish te të cilët
e dinë se fjalët e tyre pijnë ujë
dhe të cilët besojnë lehtësisht.
Për sa i përket mashtruesit tjetër
të madh amerikan, Stanford,
që akuzohet nga institucionet
rregullatore amerikane për një
mashtrim me vlerë 8 miliardë
dollarë, por që ka mohuar vazhdimisht
se është një "skemë
Ponzi", ai ia kishte vënë syrin
komunitetit të amerikanëve
që jetonin në qendër të vendit.
Ndërkohë që firma të vogla e
mbështesin veprimtarinë e tyre
të tërheqjes së parave vetëm te
fjalët, fi rma të tjera më të sofi stikuara
operojnë me skema më
të sofi stikuara. Ato ngrenë rreth
vetes fasada respektueshmërie,
duke marrë zyra të shtrenjta,
duke punësuar sa për sy e faqe
këshilltarë investimesh me emër
e të famshëm dhe duke përhapur
lajmin se kompania e tyre është
një nga më të vlerësuarat nga
auditorët. Pastaj, aty punojnë
shumë edhe me shtypin përmes
intervistave dhe reklamave të
ndryshme, për t‘u bërë kështu
sa më të besueshëm. Të gjitha
këto fi rma punojnë me sekserë,
detyra e të cilëve është rekrutimi
i investitorëve sa më të pasur.
Disa kompani kanë një staf të
tërë sekserësh që ndodhen në
zyra komode dhe kanë në dispozicion
gjithçka që u duhet për
t‘u bërë të besueshëm te njerëzit,
në mënyrë që ata t‘i lëshojnë më
kollaj paratë e tyre. Në qendër
të një "skeme Ponzi" ndodhet
"truri", i cili, sipas ekspertëve,
shpesh shfaqet si një strateg gjenial
investimesh, që ka një pamje
misterioze dhe madje mundohet
që edhe sjelljet t‘i ketë të tilla. Dhe
për t‘u bërë më i besueshëm, ai
herë pas here e përfshin veten
dhe kompaninë e tij në fushata
bamirësie dhe mbledhje fondesh
për të ndihmuar të varfrit.
Në këtë mënyrë, shumë zemra
ende të ngurta do të shkrijnë
dhe do t‘i derdhin paratë e tyre
një nga një në xhepin e gjeniut
zemërflori. Investuesve u thuhet
shpesh se ata janë shumë të
privilegjuar që marrin pjesë në
një skemë të tillë, tepër preferenciale
dhe elitare. Madje, atmosfera
e fshehtësisë dekurajon edhe
më të guximshmit të guxojnë e të
bëjnë pyetjen më të thjeshtë në
botë: "More, po çfarë do të bëhet
me paratë e mia"? Sigurisht jo të
gjithë e hanë karremin. Ka nga ata
që një kompani të tillë e konsiderojnë
"tepër të mirë për të qenë
e vërtetë", dhe kjo mjafton për
ta lënë aventurën fi timprurëse.
Pikërisht fitimet e stërmëdha
janë të parat që duhet të tërheqin
vëmendjen e investitorëve dhe t‘u
lenë atyre të kuptohet se këtu ka
shumë mundësi që të bëhet fjalë
për një mashtrim. Njerëzit, para
se të vendosin të fusin paratë
në skema të dyshimta, duhet ta
dinë se ofertat e tregut nuk janë
të këqija dhe se ato që janë jashtë
tij, e kanë një hile. Të tjera pallavra
që rrëfejnë "gjenialët" janë
për shembull strategjitë shumë
të komplikuara të transaksioneve
financiare, që nuk kuptohen
nga shumica e njerëzve, mungesa
e transparencës. Madje, kjo
e fundit, pas interesave të larta,
duhet të jetë kambana e dytë e
alarmit. Për sa i përket fundit
të këtyre firmave, zbulimi i të
vërtetës që fshihet pas tyre është
vetëm hapi i parë i rrënimit.
Si hap i dytë vjen beteja mes
likuiduesve, investitorëve dhe
avokatëve që shpesh zgjat për
vite të tëra.
mendëse, premtime për
fitime me shumë zero,
marrje me bamirësi, punësim i
të shkolluarve në universitetet
prestigjioze, zyra luksoze e personel
i pashëm. Këto janë disa
nga "pajisjet" të cilat e shndërrojnë
një mashtrim të thjeshtë
në një korporatë të fuqishme
investuese. Ndërsa viktimat
dhe institucionet rregullatore
ende nuk kanë dalë nga shoku i
pësuar pas plasjes së skandalit
të financierit amerikan, Bernard
Madoff, apo miliarderit teksan,
Allen Stanford- të dy mashtrues
të stërholluar -ekspertët
janë duke u marrë me faktorët
psikologjikë dhe financiarë që
përbëjnë një skemë mashtruese
të tipit "Ponzi". Kjo skemë e
ka marrë emrin nga emigranti
italian, Karl Ponzi, i cili në vitet
1919-1920 bëri një mashtrim
financiar spektakolar në Boston.
Parimi i tij ishte shumë i
thjeshtë: ai joshi investues të
ndryshëm, që dhanë sasi të
mëdha nga paratë e tyre në
këmbim të interesave të larta,
më të lartat në treg. Në fakt,
si në çdo skemë të tillë, ai paguante
interesat e klientëve të
vjetër me paratë e "freskëta" të
klientëve të rinj. Firma e tij ishte
një falimentim që në fi llim, por
kjo nuk e ndaloi aspak Ponzi-n që
ta zgjaste e zgjaste veprimtarinë
e tij me të njëjtën mënyrë mashtruese
që e kishte fi lluar. Sipas një
eksperteje në psikologji, njerëzit
përgjithësisht e kanë në natyrën
e tyre mundësinë e mashtrimit
të lehtë, veçanërisht individët
që janë disi të brishtë. Ekspertët
që po përpiqen të zbërthejnë
psikologjinë e mashtrimeve financiare,
kanë përcaktuar disa
nga vetitë më të zakonshme
të funksionimit të një "skeme
Ponzi", skema në të cilat humbën
miliarda dollarë qindra investitorë
amerikanë dhe të huaj. Që
një skemë e tillë të jetë e suksesshme
për një periudhë kohore
relativisht të gjatë, ajo duhet
të operojë në grupe viktimash
që kanë lidhje me njëri-tjetrin,
me të cilat mashtruesit kanë
lidhje në njëfarë mënyre. Për
shembull, Madoff- që fajësohet
për mashtrimin më të madh
financiar në bursë, në të cilin
përfshihen plot 65 miliardë dollarë
fonde investitorësh -pjesën
më të madhe të tyre e gjeti në
mesin e komunitetit të hebrenjve
të pasur të Floridës dhe Nju
Jorkut. Grabitqarët kërkojnë të
gjejnë grupe njerëzish te të cilët
e dinë se fjalët e tyre pijnë ujë
dhe të cilët besojnë lehtësisht.
Për sa i përket mashtruesit tjetër
të madh amerikan, Stanford,
që akuzohet nga institucionet
rregullatore amerikane për një
mashtrim me vlerë 8 miliardë
dollarë, por që ka mohuar vazhdimisht
se është një "skemë
Ponzi", ai ia kishte vënë syrin
komunitetit të amerikanëve
që jetonin në qendër të vendit.
Ndërkohë që firma të vogla e
mbështesin veprimtarinë e tyre
të tërheqjes së parave vetëm te
fjalët, fi rma të tjera më të sofi stikuara
operojnë me skema më
të sofi stikuara. Ato ngrenë rreth
vetes fasada respektueshmërie,
duke marrë zyra të shtrenjta,
duke punësuar sa për sy e faqe
këshilltarë investimesh me emër
e të famshëm dhe duke përhapur
lajmin se kompania e tyre është
një nga më të vlerësuarat nga
auditorët. Pastaj, aty punojnë
shumë edhe me shtypin përmes
intervistave dhe reklamave të
ndryshme, për t‘u bërë kështu
sa më të besueshëm. Të gjitha
këto fi rma punojnë me sekserë,
detyra e të cilëve është rekrutimi
i investitorëve sa më të pasur.
Disa kompani kanë një staf të
tërë sekserësh që ndodhen në
zyra komode dhe kanë në dispozicion
gjithçka që u duhet për
t‘u bërë të besueshëm te njerëzit,
në mënyrë që ata t‘i lëshojnë më
kollaj paratë e tyre. Në qendër
të një "skeme Ponzi" ndodhet
"truri", i cili, sipas ekspertëve,
shpesh shfaqet si një strateg gjenial
investimesh, që ka një pamje
misterioze dhe madje mundohet
që edhe sjelljet t‘i ketë të tilla. Dhe
për t‘u bërë më i besueshëm, ai
herë pas here e përfshin veten
dhe kompaninë e tij në fushata
bamirësie dhe mbledhje fondesh
për të ndihmuar të varfrit.
Në këtë mënyrë, shumë zemra
ende të ngurta do të shkrijnë
dhe do t‘i derdhin paratë e tyre
një nga një në xhepin e gjeniut
zemërflori. Investuesve u thuhet
shpesh se ata janë shumë të
privilegjuar që marrin pjesë në
një skemë të tillë, tepër preferenciale
dhe elitare. Madje, atmosfera
e fshehtësisë dekurajon edhe
më të guximshmit të guxojnë e të
bëjnë pyetjen më të thjeshtë në
botë: "More, po çfarë do të bëhet
me paratë e mia"? Sigurisht jo të
gjithë e hanë karremin. Ka nga ata
që një kompani të tillë e konsiderojnë
"tepër të mirë për të qenë
e vërtetë", dhe kjo mjafton për
ta lënë aventurën fi timprurëse.
Pikërisht fitimet e stërmëdha
janë të parat që duhet të tërheqin
vëmendjen e investitorëve dhe t‘u
lenë atyre të kuptohet se këtu ka
shumë mundësi që të bëhet fjalë
për një mashtrim. Njerëzit, para
se të vendosin të fusin paratë
në skema të dyshimta, duhet ta
dinë se ofertat e tregut nuk janë
të këqija dhe se ato që janë jashtë
tij, e kanë një hile. Të tjera pallavra
që rrëfejnë "gjenialët" janë
për shembull strategjitë shumë
të komplikuara të transaksioneve
financiare, që nuk kuptohen
nga shumica e njerëzve, mungesa
e transparencës. Madje, kjo
e fundit, pas interesave të larta,
duhet të jetë kambana e dytë e
alarmit. Për sa i përket fundit
të këtyre firmave, zbulimi i të
vërtetës që fshihet pas tyre është
vetëm hapi i parë i rrënimit.
Si hap i dytë vjen beteja mes
likuiduesve, investitorëve dhe
avokatëve që shpesh zgjat për
vite të tëra.