E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshkujt rusë shkojnë me prostituta për muhabet

Kjo barsoletë mund të
karakterizojë fare mirë
situatën aktuale të krizës
në Rusi. Shitja dhe blerja e seksit
është biznesi kryesor fitimprurës
i jetës së natës moskovite
dhe disa nga prostitutat thonë
se në këto kohë krize, janë të
detyruara të ulin çmimin për të
pasur klientë. Ulja e çmimeve
në raste krizash është një gjë
e zakonshme, por ajo çka një
numër gjithnjë e më i madh
"punëtoresh të natës" po vënë re
te meshkujt rusë, është një tjetër
dukuri. "Meshkujt po kërkojnë,
në vend të seksit, mbështetje
morale dhe emocionale", thotë
një prostitutë. Ajo quhet Adriana,
është 30 vjeçe, dhe punon në
apartamentin e saj, që e ndan me
të birin 18-vjeçar. Kur e pyet për
punën, thotë se roli i saj gjithnjë
e më tepër po shndërrohet në atë
të mikes së zemrës, të një njeriu
që më shumë se të gjitha pjesët
e trupit, po përdor tani supin,
ku meshkujt mbështeten për të
qarë hallet e jetës. "Ata sa vijnë
dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse
nisin nga ankesat për jetën, për
mungesën e parave, për nevojën
që kanë për të ndarë jetën
me dikë që t‘i kuptojë e t‘i dojë
pa kushte". Ajo kujton një nga
përvojat e saj të fundit me një
klient, të cilit rroga i kishte rënë
ndjeshëm për shkak të krizës. "Tri
sekonda pasi ne ndodheshim në
shtrat, ai më propozoi që ta linim
atë punë e të pinim dhe fl isnim
së bashku", thotë Adriana. Sipas
psikologëve, dëshira seksuale
dhe begatia ekonomike janë
dy gjëra të lidhura ngushtë me
njëra-tjetrën. "Shumë meshkuj
e identifi kojnë veten jo me atë
çka janë në të vërtetë, por me
rrogën e tyre, me punën, me
paratë që fi tojnë. Libidoja e tyre
është goditur rëndë nga kriza
fi nanciare që po përjetojmë të
gjithë. Stresi është gjithashtu
një ulës i dëshirës për seks",
thotë një psikolog. Sipas tij, një
prostitutë paguhet për të
titucioni nuk është i ligjshëm,
ai është shumë i preferuar
nga meshkujt vendas dhe të
huajt që vijnë në këtë vend.
Ka shumë rrugë në qendër të
Moskës që natën mbushen nga
prostitutat. Ato njëzëri thonë se
dëshira e meshkujve për seks
ka rënë ndjeshëm gjatë muajve
të fundit. "Tani, ata më shumë
preferojnë që të flasin për punën
dhe frikën që kanë se mos
një ditë e humbasin atë", rrëfen
Ola, e cila është vetëm 20 vjeçe
dhe punon e pavarur në një nga
rrugët kryesore të kryeqytetit.
Ndryshimi i preferencave është
pasqyruar edhe në uebsajtet
ruse, që ofrojnë kontakte me
vajza të ndryshme. Tashmë,
ndër shërbimet që ato ofrojnë,
janë edhe bisedat e pritjet me
klientët. Policia moskovite nuk
jep informacione në lidhje
me numrin e prostitutave që
punojnë nëpër rrugët e qytetit,
por shkrime të medias dhe
raporte të ndryshme thonë se
në kryeqytetin me 190 milionë
banorë, ka rreth 100 mijë prostituta,
ose 10 herë më shumë se
në metropolet më të mëdha evropiane.
Policia e mbyll njërin sy
ndaj prostitucionit, ose ka raste
kur, për t‘i lënë të qeta vajzat, u
kërkon atyre ndonjë lek ose seks
falas. Numri i miliarderëve rusë
është përgjysmuar vitin e fundit
dhe tashëm ata numërohen
të jenë 49. Kriza financiare ka
shkatërruar një pjesë të madhe
të pasurive dhe pronave të tyre.
Papunësia është një tjetër faktor
që kushtëzon shumë gjëra,
në këtë rast edhe vetë çmimin
e shërbimit të prostitutave.
Nivelet e pagesave janë shumë
të ndryshme, por shumëkush
është i mendimit që një prostitutë
mund t‘i sigurojë vetes një
mënyrë jetese shumë të mirë.
Në rastin më të keq, ato fitojnë
2 mijë euro në muaj. Sigurisht
që është edhe një elitë që
fiton po kaq brenda një nate të
vetme. Marina, 26 vjeçe, e ofron
shërbimin e saj në një uebsajt
personal dhe thotë se tashmë
çmimet janë ulur ndjeshëm
e mund të bien edhe më. Kjo
për sa i përket Moskës, pasi në
periferi një shërbim mund të
këmbehet edhe me një sanduiç.
Por, me pasanikët rusë, që ende
mund të pretendojnë se gëzojnë
kohë të mbara, të paktën prostitutat
elitare kanë ende treg dhe
po e kalojnë krizën të pacenuara.
Ato thonë se meshkujt me
të cilët shkojnë janë shumë të
suksesshëm, shumë të pasur
dhe e dinë fare mirë se çfarë
kërkojnë. Ndërkohë që, për ata
të shtresës së mesme, dëshira
më e madhe është të pijnë, të
flasin e të qahen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›