E Diel, 1 Nëntor 2026

BE premton më shumë fonde

25/03/2005  Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Evropës në Durrës

DURRËS - Duket se qyteti i Durrësit për vetë pozicionin e tij favorizohet nga të huajt me financa. Përgatitja e projekteve për zhvillimin e turizmit bregdetar në Durrës do të mbështeten me burime financimi edhe nga projekti i Bashkimit Evropian.

Kjo është bërë e ditur gjatë një vizite që ka realizuar në bashkinë e Durrësit presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Evropës, Giovani di Stazzi dhe në takimin që ka pasur me kryetarin e Bashkisë, Lefter Koka, si dhe drejtues të

tjerë vendorë. Koka i ka garantuar presidentit të CERAE se Durrësi do të afrojë projektet e kërkuara në kohën e duhur, ndërsa i ka bërë të qartë klimën shumë të mirë dhe marrëdhëniet pozitive që ekzistojnë mes subjekteve politike në Durrës. Kongresi i drejtuar nga Di Stazzi përgatit projektin e madh eurorajonal dhe fondet sigurohen nga BE, e cila për vitet 2007-2013 i ka dhënë kongresit të drejtën e menaxhimit të 4 për qind të sasisë së fondeve. Aty u tha se brenda vitit 2006 vendet e Ballkanit, ku edhe do të përqëndrohen investimet, duhet të paraqesin projektet, ndërkohë që u theksua se shumë shpjet do të ketë prezantim të tyre në Venecia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›