Protestuesit rrëzojnë qeverinë

25/03/2005 Plasi edhe në Kirgistan. Jehonë “revolucioni portokalli”
Rusia, e cila e konsideron Kirgistanin si pjesë e sferës së saj natyrale të influencës, i bëri thirrje këtij vendi që të rikthehet te rruga e ligjit, citoi agjencia e lajmeve AFP ministrin e Jashtëm të Rusisë. Kirgistani, një ish-republikë sovjetike, ka një rëndësi strategjike për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ku të dy këto vende kanë baza të tyre ushtarake atje.
Opozita në Kirgistan tha dje se ka marrë kontrollin e kryeqytetit, Bishkek, pasi ka pushtuar pallatin e Presidentit. Protestuesit u përplasën me mbështetësit e Presidentit Askar Askajev përpara se të vërshonin brenda zyrave qeveritare. Një prej udhëheqësve më të shquar të opozitës së Kirgistanit, Feliks Kulov, bëri një thirrje në televizion për qetësi, pasi u lirua nga burgu. Demonstratat pësuan një rritje pas zgjedhjeve parlamentare të kohëve të fundit, për të cilat opozita deklaroi se ishin manipuluar.
Një lajm i pakonfirmuar nga agjencia Interfax tha se zoti Akajev dhe familja e tij janë larguar menjëherë me helikopter nga Bishkeku. Gjykata e Lartë e Kirgistanit i ka anuluar zgjedhjet e mbushura me polemika në shkurt dhe njohu vetëm parlamentin paraardhës si legjislaturën legjitime, citoi agjencia e lajmeve ITAR-TASS kryetarin e gjykatës, Kurmanbek Osmonov.
Pushtimi i pallatit
Në pallatin presidencial – ku janë gjithashtu zyrat e qeverisë – policia u zhduk në pak minuta teksa protestuesit vërshuan me forcë brenda ndërtesës qeveritare. Disa protestues u shfaqën nëpër dritare, ku njëri prej tyre u pa tek valëviste një flamur, ndërsa një tjetër hidhte dokumentet në ajër. Ndërkohë, zyrtarët u panë të dalin fshehurazi nga dera e pasme e ndërtesës.
Z. Kulov, një ish-zëvendëspresident, që u burgos në vitin 2000, nën akuzat e përvetësimit të parave, i bëri thirrje zotit Akajev që “të takohet me udhëheqësit e opozitës, me qëllim që të bëjë transferimin në paqe dhe pa eksese të pushtetit”. Vëzhguesit thonë se 56-vjeçari Kulov, i cili është gjithashtu ish-kryetar i Ministrisë së Sigurimit Kombëtar – pasardhëse e ish-KGB të epokës sovjetike – po del dalëngadalë si udhëheqësi i asaj që sot duket një opozitë e fraksionuar.
Përplasjet
Demonstratat në Bishkek u rritën me shpejtësi, nga afro 100 vetë në mëngjes, në afro 10 mijë pak orë më vonë. Protestues, që thërrisnin “Poshtë klanet e Akajevit”, marshuan nëpër kryeqytet drejt pallatit presidencial, njohur si Shtëpia e Bardhë. Forcat e sigurisë, që mbronin godinën zmbrapsën një përpjekje të parë për marrje me forcë të ndërtesës, por bënë shumë pak rezistencë kur demonstruesit u rikthyen sërish.
Ndërkohë pati përplasje të forta mes protestuesve dhe qeverisë në sheshin aty pranë "Ala Too" dhe pati madje lajme për disa të plagosur. Opozita ishte shfaqur e bashkuar deri tani në thirrjen e saj për presidentin që të japë dorëheqje dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Por, një gazetare e BBC në terren thotë se fakti që disa demonstrues mbajnë flamuj ngjyrë të purpurt dhe të tjerë ngjyrë të verdhë, tregon që më vonë do të kenë vështirësi në gjetjen e mirëkuptimit për çështje të komplikuara politike.
Aktivistë të opozitës kanë marrë gjithashtu kontrollin e disa ndërtesave qeveritare lokale në qytetet kryesore në jug të vendit. Rusia, e cila e konsideron Kirgistanin si pjesë e sferës së saj natyrale të influencës, i bëri thirrje këtij vendi që të rikthehet te rruga e ligjit, citoi agjencia e lajmeve AFP ministrin e Jashtëm të Rusisë. Kirgistani, një ishirepublikë sovjetike, ka një rëndësi strategjike për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ku të dy këto vende kanë baza të tyre ushtarake atje.
Kronologjia (GMT)
15:43: Gjykata e Lartë e Kirgistanit anulon zgjedhjet e shkurtit
15:43: Udhëheqësi i opozitës, Kurmanbek Bakijev, thotë se Akajev është larguar nga vendi
14:09: Rusia i bën thirrje Kirgistanit të rikthehet në rrugën e “ligjit”
13:50: Udhëheqësi i opozitës, Feliks Kulov, i bën thirrje në televizion Akajevit që të japë dorëheqjen
12:57: Kulov lirohet nga burgu
11:25: Opozita thotë se ka marrë në duar kontrollin e TV shtetëror
09:54: Protestuesit hyjnë me forcë në ndërtesën presidenciale
08:30: Përplasje në Bishkek mes forcave pro dhe antiqeveritare
07:25: Mijëra protestues marshojnë drejt pallatit presidencial
“Metamorfoza” e Askar Akajevit
Gjatë viteve të parë të drejtimit të Askar Akajevit, komentatorët perëndimorë e përshëndetën atë si një shpresë të shndritshme për demokracinë në Azinë Qendrore. Ata vërejtën se intelektuali zëbutë nisi të nxisë reformat e privatizimit dhe tokës menjëherë pasi u zgjodh lider i Kirgistanit të pavarur në 1991.
Ai u përshëndet gjithashtu si avokat i një atmosfere të hapur dhe liberale në ish-republikën sovjetike. Aleksandër Ivanov, botues i Literaturni Kirgistan, atë kohë shkruante: “Në fakt, kur unë shkruajta një artikull disi kritik për të, ai më telefonoi për të më falënderuar në lidhje me vënien në dukje të dështimeve të tij”.
Por, tashmë, ky optimizëm në lidhje me Akajevin ka ikur. Atij i është bërë thirrje për të dhënë dorëheqjen nga mijëra protestues gjatë ditëve të fundit, dhe aktualisht vendndodhja e tij është e panjohur. Kritikët e akuzojnë se është një njeri që shtyp opozitën dhe median, dhe thonë se qeveria e tij është e zhytur në korrupsion. Ata thonë se administrata e tij manipuloi zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij viti, në favor të tij.
Akajev, që, me sa duket, ishte i ndërgjegjshëm në lidhje me rënien e popullaritetit të tij, ka paralajmëruar disa herë gjatë muajve të fundit kundër përpjekjeve për një “revolucion të mëndafshtë” në republikën e tij malore. “Shumë njerëz nuk e kuptojnë akoma që ne, në Azinë Qendrore, kemi tiparet tona të veçanta dalluese dhe se skemat për një ndryshim regjimi të atij lloji mund të shkaktojnë luftë civile”, i tha ai në shkurt një gazete ruse.
Shkencëtar i vlerësuar
Askar Askajev ka lindur më 10 nëntor 1944 në krahinën e Kyzyl–Bairak në veri të Kirgistanit. Babai i tij ishte fermer. Ai u arsimua në Shën Petërburg dhe ka fituar çmime për studimet e tij shkencore.
Akajev hyri në Partinë Komuniste të Kirgistanit në 1986 si shef i Departamentit Shkencor. Ai u bë President i Kirgistanit në 1990, kur vendi ishte ende nën sundimin sovjetik, dhe u zgjodh udhëheqës me votim direkt popullor, menjëherë pas pavarësisë në 1991, dhe më pas në 1995. Ai ka punuar për marrëdhënie të mira si me SHBA, ashtu edhe me Rusinë, dhe të dy vendet kanë baza ushtarake në Kirgistan. Akajev u zgjodh për një mandat të tretë pesëvjecar në tetor 2000, por vëzhguesit perëndimor kritikuan zgjedhjet për parregullsi.
Që atëherë, ai ka premtuar se nuk do të kërkojë të jetë për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme në tetor, por opozita beson se Akajev dëshiron të qëndrojë në pushtet. Dyshimet e tyre u nxitën në 2003, kur Akajev bëri një lëvizje për zgjerimin e pushtetit të presidentit. Kritikët vërejnë gjithashtu se djali i tij më i madh, Aidar dhe vajza e tij më e madhe, Bermet, kanë fituar vende në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Administrata e tij akuzohet gjithashu se ka shtypur opozitën.
Human Rights Watch tha në gushtin e kaluar se kishte qenë e shqetësuar për më shumë se një vit për përkeqësimin e të drejtave civile në Kirgistan dhe i bëri thirrje Akajevit që të garantojë që aktivistët dhe opozita do të vepronin pa u kërcënuar. Zoti Akajev, i cili është i martuar, me dy djem dhe dy vajza, thuhet se është i dhënë pas muzikës klasike dhe pikturës. Pavarësisht arsimimit të mirë, ai nuk shkëlqeu në një test të gjuhës mëmë, që e kreu në Kirgistan para se të rizgjidhej në vitin 2000. Akajev kaloi, por me shumë gabime në fletën e provimit.