E Diel, 1 Nëntor 2026

Një zëvendësministër për kreun e këshillit elektoral

25/03/2005  Zgjedhjet

DURRËS - Dy kandidatura janë vendosur përballë njëri-tjetrit në

Durrës për të zënë vendin e kryetarit të këshillit socialist zonal elektoral që do të drejtojë fushatën e zgjedhjeve parlamentare të verës.

Inxhinieri Petraq Koto është vendosur përballë Paqësor Zenelit dhe në rajonin administrativ numër 3, ku edhe kanë startuar

këto zgjedhje dhe k do të votojnë 640 socialistë nën parimin

“një anëtar, një votë”.

Zgjedhja e krerëve të komisionit elektoral socialist ka nisur pikërish në zonën më të nxehtë të Durrësit, e cila është cilësuar si zonë me prirje të djathta. Ajo përfshin qytetin tradicional

të Durrësit, ku në zgjedhjet e vitit 2001 deputeti socialist, Bardhyl Agasi, ka mundur të marrë mandatin pas balotazhit me mjeken Lirie Dibra, të kandiduar nga PD, vetëm pas një vendimi gjyqësor të Gjykatës së Faktit Durrës.

Të gjithë socialistët e këtij rajoni do të duhet t’i drejtohen vetëm një kutie, ndërkohë që mbërritja e kandidaturës së Paqësor Zenelit ka habitur antarët e PS-së në Durrës. Zeneli, i njohur si

mbështetës i fortë i Kryeministrit Nano, është aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Megjithëse Zeneli nuk banon në Durrës, ai është deleguar për të bërë jetën e partisë në Durrës, ku edhe është anëtar i Këshillit Drejtues. Pas mbështetjes së dhënë Nanos vite më parë, ai ka qenë prefekt i Korçës dhe që andej është emëruar

zëvendësministër.

Ajo që ka vënë në habi socialistët është fakti se si Zeneli, i cili mban një post të lartë shtetëror kandidon për kryetar të këshillit socialist të zonës elektorale numër 30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›