Legalizimet, vetëm 40 për qind formularët e dorëzuar

25/03/2005 Pritet të shtyhet afati i legalizimit
DURRËS - Durrësi do të duhet të presë shtyrjen e afatit për plotësimin e dokumenteve për efekt të fazës së parë të legalizimit. Në ditën e fundit të këtij procesi që është mbyllur, dje burime zyrtare bëjnë të ditur se janë dorëzuar më pak se gjysma e formularëve të shpërndarë për efekt deklarimi të ndërtimeve pa leje.
Zyra e legalizimit të ndërtimeve pa leje në qytetin e Durrësit është deklaruar se në përfundim të afateve ligjore të procesit për vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje nga qytetarët, janë plotësuar e dorëzuar 7400 dosje dhe kjo nuk kapërcen shifrën e 40 për qind të numrit të përgjithshëm të kryefamiljarëve që duhet të deklarojnë ndërtimet e bëra pa leje në zonat informale. Megjithëse në dhjetë ditët e fundit në zyrën e legalizimit
radhët kanë nisur në të gdhirë dhe kanë vazhduar deri sa është larguar punonjësi i fundit i zyrës së legalizimit, jashtë të drejtës për të vetëdeklaruar pasurinë e tyre kanë mbetur mijëra familje.
Aleks Prenga, përgjegjës i zyrës së legalizimit në Durrës, e vetmja qendër e ngritur në zonën më të madhe pas Tiranës për sa i përket këtij procesi, tha se janë bërë 7400 aplikime dhe se e shprehur në përqindje shifrat arrijnë në 38-40 për qind. Zyra e legalizimit në Durrës ka pasur vetëm katër punonjës dhe kjo, sipas Prengës, ka bërë që procesi të ecë me hapa shumë të ngadaltë.
“Nisur nga rritja e fluksit të qytetarëve dhe radhët e gjata si dhe zona që mbulon kjo zyrë, kemi kërkuar shtimin së paku edhe të një qendre tjetër”, tha Prenga. Por, sipas tij, kjo nuk është bërë e mundur nga bashkia, pasi drejtuesit e bashkisë i kanë ohuar se kualifikimi i punonjësve që do të viheshin në shërbim të procesit për plotësimin e dosjeve për efekt legalizimi do të kërkonte shumë kohë, ndërkohë që afatet ligjore nuk e lejonin. Që prej dhjetë ditësh janë qindra qytetarë që presin nga mëngjesi e deri në mbrëmje për të dorëzuar formularët. Shumë persona janë detyruar të lënë të gjitha punët dhe të qëndrojnë për tri e katër ditë në radhë, duke shkaktuar para dyerve të legalizimit. Për të mbajtur rendin, bashkia ka dërguar pranë zyrës edhe policinë bashkiake, por uniformat blu nuk kanë mundur të shmangin shumë
probleme që janë vërejtur.
Ndonëse përgjegjësi Prenga ka bërë të gjitha përpjekjet për të ndërgjegjësuar punonjësit në afrimin e shërbimit me orar të zgjatur, në më të shumtën e kohës ai ka shërbyer vet.
40 për qind formularë
të dorëzuar
7400 formularë
të dorëzuar
15000 ndërtime
pa leje në qytet