E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroatët i thonë "po" hyrjes në Bashkimit Europian

Kroatët kanë votuar në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Raportet thonë se 66 përqind e votuesve që morën pjesë dje në referendum, votuan "po" anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Pjesëmarrja në referendum ishte rreth 47 përqind. Duke shpjeguar shifrën e ulët të pjesëmarrjes, kryeministri i vendit, Zoran Millanoviç tha se është e qartë se njerëzit janë lodhur.

Megjithatë, Millanoviç e përshkruajti votimin si një moment historik për Kroacinë. Bashkimi Evropian e ka përgëzuar Kroacinë për votimin e djeshëm, duke thënë se ky është një lajm i mirë për gjithë rajonin e Ballkanit.

Kroacia pritet të bëhet shteti anëtar i 28-të i bllokut në vitin 2013. Zagrebi zyrtar kompletoi bisedimet për anëtarësimin në BE qershorin e kaluar, ndërsa pritet ti bashkohet bllokut 1 korrik 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›