E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, sot debati për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Në qendër të vëmendjes do të jenë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, bëri të ditur Këshillit i BE-së. Gjithashtu pasdite do të shqyrtohet edhe raporti i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton për rezultatet e deritanishme të dialogut Prishtinë–Beograd si dhe për situatën në Kosovë.

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare do të shqyrtojnë edhe raportin e progresit për Maqedoninë dhe zhvillimet e politikës së jashtme rreth kontestit të emrit dhe dialogun e brendshëm politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›