E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon protesta e "Vetëvendosjes" në dy pikat kufitare

Pas më shumë se 12 orë qëndrimi në rrugë, lëvizja Vetëvendosje i dha fund të orët e para të mëngjesit protestës në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

"Për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temperaturës së ulët që po mbizotëron atje, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdar", thuhet në një deklaratë për shtyp të "Vetëvendosjes".
 

Në deklaratë theksohet se në orën 00:30 policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, ndërsa ka shtuar se policia bllokoi dje të gjitha rrugët kryesore që të çonin në vendin e protestës, më qëllim bllokimin e komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës.
 

"Në orën 01:35, përfaqësuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë mbyllur protestën në Merdar që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit. Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë", thuhet në deklaratë.
 

"Duke qenë se u bë i pamundur qëndrimi tek kalimi kufitar tek Dheu i Bardhë ku tashmë hynë automjetet dhe maunet me mallra serbe, u vendos që nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni ”, u ka thënë protestuesve nënkryetari, Shpend Ahmeti.
 

Ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme "Vetëvendosje" do të mbajë një mbledhje të kryesisë ku do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›