E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE qëndrimin për Kosovën më 26 korrik

BRUKSEL - Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 26 Korrik në përpjekje për të formuluar një qëndrim të përbashkët për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe hapat që duhet ndërmarrë. Kështu shkruan sot shtypi i Beogradit, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

Por, diplomatë anonimë kanë thënë se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, para së gjithash për faktin se pesë anëtare kundështojnë pavarësinë e Kosovës. Diplomatët e 22 vendeve të BE-së të cilët angazhohen për sovranitetin e Prishtinës, por edhe disa nga ata që lidhur me këtë çështje janë në anën e Beogradit, insistojnë që Serbia posaçërisht deri në sesionin e Këshillit të Ministrave "të mos bëjë veprime të nxituara". Ato konsiderojnë që Beogradi, pasi që GJND më 22 korrik të njoftojë opinionin këshillues, duhet të presë harmonizimin brenda BE-së dhe rekomandimet të cilat shefat e diplomacisë së 27- shes t'i dërgojnë nga sesioni katër ditë më vonë, të hënën më 26 korrik, kanë thënë diplomatë perëndimorë për gazetën "Danas" të Beogradit.

Ndërkaq një tjetër gazetë e Beogradit shkruan se Bashkimi Evropian se i ka ofruar Serbisë që së bashku të shkruajnë në rezolutën e cila do t'i paraqitej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas vendimit të GJND-së. Nga Brukseli oferta Beogradit i është dërguar të premtën nëpërmjet një zyrtari të lartë të qeverisë serbe, pohon sot e përditshmja "Blic" e Beogradit. Në të theksohet se kjo është "oferta e fundit" dhe se Serbia duhet të përgjigjet "më së voni deri të enjtën, para se gjykata e Hagës publikisht të paraqesë mendimin e vet", i ka thënë gazetës në fjalë një burim i besueshëm nga kreu i qeverisë serbe.

Nderkohe Haga pritet qe me datat 21-22 Korrik te shprehet rreth vednimit per pavaresine e Kosoves.

(d.b/BalkanWeb)

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›