Balla: Qeveria eBerishës, anije me"hajdutë" e "vrasës"
TIRANE- Deputeti socialsit Taulant Balla lëshon akuza të forta ndaj kryeministri Berisha dhe kabinetit të tij qeveritar duke e akuzuar si “anije hajdutësh” dhe më tej “anije me njerëz të akuzuar për vrasje”
Në seancën e debatit për pr/ligjin për ndryshimet në buxhetin 2010 deputeti Balla akuzoi kryeministrin dhe qeverinë e tij se po reduktonte buxhetin e shtetit duke “shtuar buxhetin e familjes dhe ministrave të tij.
“Dy ministri shumë të rëndësishme janë reduktuar buxhetet. Ministrisë së Integrimi i reduktohet buxheti me 278 mln lekë të vjera ose afërsisht me 200 mijë euro, (në këmbimin ditor të valutës). është koicidencë por 200 mijë euro është fitimi i deklaruar nga djali i qeverisë së integrimit, i qeverisë së kapsëlluk në vit. Ministria e Ekonomisë, koicidencë, aq sa reduktohet, në vlerë monetare, buxheti i kësaj ministrie aq është fitimi që ka korrur Ministri i Ekonomisë për një vit. 2. 8 miliardë lekë i hiqen investimeve të minsitrisë dhe i shtohen pasurisë së ministrit.”- deklaroi deputeti Balla në Parlament duke vazhduar më tej
“I kërkoj Berishës e Metës të ishin në sallë e të na bëjnë publike një gjë të rëndësishme: Sa e keni këtë pazar që keni bërë me njëri tjetrin? Sa i kushton qytarëve ky pazar se ashtu sic ja keni nisur vitin tjetër mund të përfundojmë pa buxhet”
Duke iu drejtuar deputetëve të maxhorancës Balla tha “Një gjë ështe e rëndë zotërinj deputetë të maxhorancës. Jeni duke qëndruar në një anije me disa hajdutë. Jeni duke qëndruar në anije me njerëz të akuzuar për vrasje."
Deputeti socialist përmed një artikull të gazetarët italian, që shkruante se qeverisja në Shqipëri është një vazhdim jashtë Italisë i filmit oktapodi.
"Me qeverinë e sotme të Shqipërisë e ke mjaft të lehtë të gjesh se kush është Tano Karidi, s’është në sallë, thonë që është sëmurë, Sali Berisha. Të gjesh Spinozën, Ilir Mertën por edhe senatori Salimbeni apo dhe Santucon. ështqë e dhimbshme por e vërtetë, kjo është qeveria e Oktapodit të Saliut. Nuk ka shqiptar sot që nuk di histori të korrupsionit. Merrni me radhë, nga një cep në tjetrin secili i akuzuar për korrupsion pastrim parash dhe për vrasje. Të gjithë fajtorë të padënuar. Fatmiri ( Fatmir Mediu) i akuzuar për korrupsion dhe për vrasje. Genci (Ruli) nga druri i arrës deri te licencat e hidrocentraleve. Dritan Prifti të paktën 1.8 mln euro hajdutëri pastrim parash. Merr 30 mijë euro borxh bëhu ministër i Sali Berishës e shite atë pasuri për 1.8 miln euro. Ilir Meta nuk po i them për floririn, se atëherë ndofta ka qenë me ne, se dhe atëherë s’paksa qenë me ne, por merrni gjithcka po bëjnë ministrat e tij"
Balla: Kredia 3.2 mld euro supermashtrim
Taulant Balla vazhdon më tej dhe i kërkon kryeministrit Berisha të vijë në Parlament për të sqaruar mbi kredinë 3.2 miliardë eurosh, vlera e kontratave që kryeministri deklaroi pak ditë më parë në mbledhjen e qeverisë. Deputeti Balla e quan një “supermashtrim” pasi pas verifikimeve që kishin bërë vlera e 4 kontratave ishte 82 milionë euro.
“ Të krahasosh 3.2 mld euro me 82 mln euro është 40 herë më pak. Ky është një mashtrim i bërë me dokumentar zyrtare”- tha Balla nga folorja e Kuvendit "Kryeministrit të vijë në Kuvend të sqarojë se ku është pjesa tjetër e këtyre 82 mld eurove. “
Pasuria e Priftit
Deputeti Balla reagoi dhe ndaj pasurisë prej 1. 8 mln euro që Prifti ka deklaruar se fitoi me nënshkrimin e kontratës së shitjes së aksioneve të Fortis2.
“Nuk ka biznes në Shqipëri që ta nisë me 30 mijë euro borxh dhe për dy vjet të marrë 1. 8 mln euro duke e shitur atë biznes. Prifti ka deklaruar se ka mbyllur e nënshkruar kontratën e shitjes së aksioneve të Fortis më 31 dhjetor 2009 . Më 31 dhejtor nuk ka qenë këtu por duke pushuar në një hotel në Turqi, kur Shkodra po përmbytej, Ndërsa ministri me telefon nënshkruan një kontratë ku fitonte 1. 8 mln euro.“- deklaroi Balla.
Ai shkoi më tej duke e akuzuar se kjo shumë është ndarë me kryeministrin për të qëndruar në karrigen e ministrit edhe pas përmbytjeve.
“Dy gjëra duhet ti kishte shkuar ndërmend Priftit në atë natë për ta mbyllur atë kontratë: o e dinte fare mirë që Shkodra do të përmbytej atë natë dhe do kërkonte azil në Turqi Ose Dritan Prifti kishte bërë llogari të tjera që këto t’i ndante me Saliun e të qëndronte në ministri dhe për vite të tjera.
(s.g/balkanWeb)