Bisedimet me Kosoven diskutime ne parlamentin serb
Bisedimet me Prishtinën ishin në fokus të një seance parlamentare në Beograd, gjatë së cilës kryenegociatori Boris Stefanoviç për bisedimet me Prishtinën, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Deputetët e opozitës kanë pohuar se negociatat me Prishtinën janë një hap drejt njohjes së Kosovës, duke akuzuar qeverinë se me anë të tyre, Beogradi u jep legjitimitet institucioneve të Kosovës.
Por, Stefanoviç është përgjigjur se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por, sipas tij, kërkohen zgjidhje praktike për jetën e shqiptarëve dhe të serbëve, prej të cilëve, 90 për qind kanë dokumente kosovare.
Ai u tha deputetëve se nuk do të lejohet përdorimi i pasaportave kosovare e as targat me emblemën e Kosovës, por megjithatë pranoi se disa zgjidhje që priten në ditët e ardhshme, nuk do t'i pëlqejnë opozitës.