BE shtyn liberalizimin e vizave për në vitin 2010
Liberalizimi i vizave nga BE me Shqipërinë do të shtyhet deri në vitin 2010, dhe jo në vitin 2009 siç dhe ishte parashikuar më parë.
Plani për shtyrjen është parashikuar në një raport të shkruar nga Franca, e cila mban aktualisht dhe presidencën e BE. Dokumenti, që pritet të zyrtarizohet javën tjetër, nënvizon detyrat dhe përgjegjësitë e vendeve që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE, e cila përveç Shqipërisë përfshin dhe Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën.
Pamjaftueshmëria e masave të marra nga Shqipëria në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë raportuar si pengesat kryesore në dialogun për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në BE, sipas raportit.
Ashtu siç kishte raportuar në fund të tetorit BalkanTravellers.com, pritej që regjimi i vizave mes Shqipërisë dhe 27 vendeve anëtare të BE të liberalizohej në qershor të vitit 2009.
Përpara se të ndodhte një gjë e tillë, megjithatë, vendi ballkanik duhej të plotësonte një listë me kërkesa, përfshi lëshimin e dokumenteve të sigurta për qytetarët e tij dhe të ndërmarrë hapa për të luftuar emigrimin ilegal, krimin e organizuar dhe korrupsionin.