Vidhen pllakat lidhëse të shinave, rrezikojnë udhëtarët
29/06/2011 Në Libofshë të Fierit, mashinistët lëvizën me 1 km në orë. Asnjë i ndaluar
FIER- Vjedhja e rreth 16 pllakave mbajtëse të shinave të trenit në linjën hekurudhore Tiranë-Fier në fshatin Vanaj të komunës Libofshë ka rrezikuar jetën e udhëtarëve të kësaj linje hekurudhore. Vetëm ndërhyrja e vëzhguesit të linjës hekurudhore i ka shpëtuar udhëtarët nga një tragjedi e mundshme. Pasagjerët që udhëtonin me këtë tren udhëtarësh kanë qenë në stres të vazhdueshëm. Hajdutët kanë vjedhur këtë sasi të konsiderueshme pllakash lidhëse të shinave në një gjatësi rreth 500 m.
Dëmtimi
Vjedhja është diktuar rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së djeshme nga kontrolli teknik, ndërkohë që mendohet që vepra penale të jetë kryer gjatë natës, duke shfrytëzuar edhe errësirën. Mashinistët nuk kanë pasur mundësi tjetër veç të ecnin përpara kur mësuan ngjarjen, por me shumë kujdes. Me një ngadalësi tepër të madhe, dhe me një tension po kaq të madh mashinistët kanë ecur në këtë aks të dëmtuar me 1 km në orë, për të shmangur rrezikun e daljes nga shinat të trenit të mbushur me udhëtarë. Specialistët e hekurudhës kanë nisur shtrimin e pllakave të tjera mbajtëse të shinave në sektorin e dëmtuar. Përfaqësuesi i kësaj hekurudhe me detyrë përgjegjës linje, Vasar Xhaku, ka theksuar se pllakat rëndojnë 16 kg një copë dhe natyrisht janë vjedhur për t’u shitur për skrap. Por nëse vjedhjet e tjera nuk janë kaq dëmtuese për njerëzit, kjo do të ishte një katastrofë, pasi në mëngjes treni hekurudhor i kësaj linje është i mbushur me udhëtarë që shkojnë drejt Vlorës. “Janë vjedhur pllakat mbajtëse të shinës, ka thënë përgjegjësi, të cilat rëndojnë 16 kg secila. Janë vjedhur 16 pllaka dhe segmenti i dëmtuar është 500 m. E kotë të flasësh për dëmin katastrofik të kësaj vjedhjeje. Nuk bëhet fjalë për një tren mallrash, por për tren të pasagjerëve. Ne lajmëruam menjëherë mashinistët dhe stafin teknik dhe mashinistët duhet thënë se janë heronj për këtë segment të dëmtuar që kaluan me shumë kujdes dhe profesionalizëm. Kjo është vjedhja e tretë e linjës hekurudhore Tiranë-Vlorë dhe pikërisht në këtë zonë”. Edhe pse është hera e tretë e vjedhjes së pllakave lidhëse të shinave në këtë linjë hekurudhore, në fshatin Vanaj asnjëherë nuk janë gjetur autorët, ndërsa përgjatë linjës hekurudhore Lushnjë-Fier janë shënuar mbi 10 raste të tillë. Por në këto raste ka edhe autorë të kapur nga organet e rendit për këtë vepër penale me pasoja shumë të rënda për popullatën.