Kreu i këshillit, këshilltarët rrihen me grushte
29/06/2011 I zgjedhuri i PDIU-së padit, më pas u tërhoq
Dy këshilltarë të komunës së Rrashbullit janë grindur mes tyre ditën e konstituimit për shkak të deklarimit të votës. Shtetasi Njazi H. 55 vjeç ka denoncuar në polici këshilltarin e PS në Rrashbull shtetasin Fabion Gashi, pasi ky i fundit pretendohet se ka ushtruar dhunë fizike. Gashi është propozuar nga këshilltarët e PS për të fituar mandatin e kryetarit të këshillit të komunës së Rrashbullit duke u vendosur përballë këshilltarit të PD-së Hasan Peshi. Ky i fundit ka marrë edhe votën e Njëzi H, votë që pritej të kalonte në anën e PS. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasi ka përfunduar takimi ku kanë qenë të pranishëm prefekti i Durrësit, Genci Alizoti, dhe kryetari i qarkut Seid Kërtusha. Një ditë pas kallëzimit penal për dhunë fizike ndaj këshilltarit, mësohet se Njazi H ka tërhequr denoncimin pas ndërhyrjes së aktorëve aty pranë për t’i pajtuar. Deri më tani në qarkun e Durrësit ka përfunduar konsitutimi i këshillave në Manëz, Rrashbull e Sukth. Xh. Gradica