E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundoi takimi SHBA-Kinë

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 13:00

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Kinës përfunduan në Washinton bisedimet dyditëshe të nivelit të lartë, të fokusuara në çështje ekonomike.

Në ditën e parë të këtij takimi vjetor, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, përsëri ka kërkuar nga Kina që të bëjë më tepër në përmirësimin e të drejtave të njeriut.

“Ne shohim raporte për njerëzit, përfshirë avokatë publikë, shkrimtarë, artistë dhe të tjerë, që janë burgosur ose zhdukur. Ne e dimë se gjatë një harku të gjatë të historisë, shoqëritë që punojnë drejtë respektimit të drejtave të njeriut, do të jenë më tepër prosperuese, stabile dhe të suksesshme”, tha Hillary Clinton.

Zyrtarët amerikanë përsëri i kanë bërë trysni Kinës që të lejoj rritjen më të shpejtë të monedhës së saj juan.

Kjo do t’i bënte prodhimet e Shteteve të Bashkuara më të lira në Kinë, ndërsa prodhimet kineze më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara.

Zëvendës kryeministri i Kinës, Wang Qishan, ka tërhequr vërejtjen se duhet kohë për t’i korrigjuar disbalancet ekonomike, siç është suficiti tregtar kinez në rritje dhe deficitet korresponduese në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët kinezë po kërkojnë garanci se 1.2 miliardë dollarë të Kinës, që mbahen në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, janë të sigurta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›