BEI, 35 milionë euro për rrugën Fier-Tepelenë
16/06/2005 Qeveria ka mundur të marrë dhe viston e BEI-t për ndërtimin e rrugës Fier–Tepelenë, duke përfituar dhe një tjetër kredi prej 35 milionë euro. Ministri Malaj dhe ai i Transporteve, Spartak Poçi, ka nënshkruar marrëveshjen, e cila është e dyta brenda pak ditëve dhe e çon në 70 milionë euro fondin e krijuar për ndërtimin e kësaj rruge.
Projekti është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, i cili ka dhënë një asistencë të zgjeruar nëpërmjet programit CARDS dhe me BEI-n. Një tjetër asistencë teknike është duke u dhënë nga Bashkimi Evropian për të mbështetur forcimin institucional dhe supervizionin e punimeve. Qeveria e Kanadasë do të japë fondet për të monitoruar zbatimin e projektit.
Rruga Fier-Tepelenë është një nga segmentet kryesore të Korridorit Kombëtar Veri-Jug, i cili duhet të rehabilitohet për t’u sjellë në standardet bashkëkohore. Sipas të dhënave, projekti synon të bëjë ndërtimin e 35 km rrugë të pastruar dhe rehabilitimin e 35 km rrugë ekzistuese. Pas ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugës Levan-Damës-Tepelenë, është parashikuar të përballohet një trafik prej 3000 mjete në ditë. Qeveria ka menduar të përdorë fondet e kredisë, BERZH dhe BEI do të përdoren për punimet civile, duke përballuar secili 50% të kostos së punimeve, ndërsa shërbimi i supervizionit do të përballohet nga fondet e grantit të Komunitetit Evropian nga programi CARDS për vitin 2004.
Kushtet e kredisë janë:
Shuma 35 milionë Euro
Maturimi 25 vjet
Periudha grace 6 vjet
Interesi i ndryshueshëm sipas tregut euribor