Në kërkim dhe një shtetas tjetër për vrasjen e 29-vjeçarit Mhilli
16/06/2005 Hetimi ka çuar në zbulimin e një bashkëpunëtori
Ka filluar të zbardhet skenari i vrasjes së tri ditëve më parë, në fshatin Palaj të komunës Shosh, të zonës së Dukagjinit, ku mbeti viktimë shtetasi 29-vjeçar Sokol Mhilli. Por, përveç shtetasit 24-vjeçar Gjin Lulashi, që po kërkohet si autor i vrasjes, hetimet e fundit kanë nxjerrë në pah se gjatë momentit të kryerjes së krimit, në vendngjarje ka qenë edhe një shtetas tjetër, po nga zona e Dukagjinit. Në bazë të dëshmive të deritanishme të tre shtetasit e së njëjtës zonë pra, i vrari, autori i krimit dhe shtetasi tjetër, këta dy të fundit të shpallur në kërkim, kishin shkuar për të festuar një festë fetare të krishterë në shtëpinë e mikut të tyre, shtetasit Zefi. Gjatë festës të shoqëruar me konsumim të tepërt të pijeve alkoolike, shtetasit kishin filluar të debatonin e më pas kishin kaluar në fyerje e sharje personale, gjë që kishte shpënë në nxjerrjen e pistoletës nga ana e shtetasit Gjin Lulashi, i cili kishte qëlluar dhe vrarë shtetasin Mhilli. Pas kësaj ngjarje, jo vetëm shtetasi që po kërkohet si autor i krimit të vrasjes, por edhe shtetasi tjetër, që kishte qenë me të ishin larguar në drejtim të maleve për t’i shpëtuar kapjes nga forcat e policisë. Pas shumë hetimeve dhe marrjesh në pyetje të dëshmitarëve, si dhe pas hapjes së 2-3 pistave të hetimit, duket se vetmja gjë e sigurtë është fakti se akti ekstrem ndaj këtij shtetasi është kryer në fshatin Palaj, në shtëpinë e shtetasit Ndue Zefi. Aktualisht blutë janë ende në kërkim të dy personave të fshehur dhe po punojnë në zbardhjen e faktit, nëse i kërkuari tjetër kishte marrë pjesë në krim si bashkëpunëtor, apo ishte fshehur thjesht për të mos u marrë në pyetje nga policia.